Lajme
Skandali i pasaportave në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris
Shkëputja e njëanshme e kontratës nga ana e MPB-së në Kosovë, kompanisë austriake OeSD, do të diskutohet sot në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris
Skandali i pasaportave biometrike që plasi në nëntor të vitit 2011 në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku u “tretën” 1.4 milionë euro, ka marrë edhe përmasa ndërkombëtare. Shkëputja e njëanshme e kontratës nga ana e MPB-së kompanisë austriake OeSD, do të diskutohet sot në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris.
Kompania austriake OeSD e cila ka pasur kontratë për prodhimin e pasaportave biometrike për qytetarët e Republikës së Kosovës ka
akuzuar MPB-në, për shkëputje të njëanshme të kontratës.
MPB ia shkëputi kontratën kompanisë OeSD pas dyshimeve se edhe ajo ishte e përfshirë në skandalin e 1.4 milionë eurove.
“Seanca fillestare do të jetë më 24 janar”, thotë Roksana Qarri, zyrtare për media në MPB. “Pas datës 25 janar, mund të dimë më shumë se çfarë përmbajtje kishte kjo seancë e parë”, tha Qarri raporton gazeta “Tribuna”.
Për zhdukjen e 1.4 milion eurove, tashmë ka nisur procesi gjyqësor ku e akuzuar kryesore është shtetasja gjermane Natali Velija, pronare e firmës “Consulting EU Sh.p”. Veliaj ka thënë paratë ua ka ndarë zyrtarëve të MPB-së, nën dijeninë e kopanisë OeSD.
Mirëpo paralelisht do të zhvillohet edhe procesi tjetër në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris. Atje do të vendoset se kush është fajtor për shkëputjen e njëanshme të kontratës.
Ndryshe, Natali Veliaj ka qenë përfaqësuese e kompanisë austriake OeSD nëpërmjet së cilës kanë kaluar 1.4 milionë eurot. Mjetet që i ka ndarë MPB kanë shkuar në drejtim të Veliajt dhe aty, sipas hetuesve ndërkombëtarë të EULEX-it, kanë përfunduar.
Ajo nuk i ka destinuar paratë për në OeSD, por dyshohet se i ka ndarë me zyrtarët e MPB-së. Për këtë ka pranuar edhe vetë Veliaj, por nuk ka pranuar të jap emra, se cilët zyrtarë janë të përzier në këtë aferë.
Të akuzuar me Velijajn janë edhe Fisnik Blakaj, Betim Blakaj, Ergun Dogani, Imer Fazlija, Nazmi Thaqi, Jakup Blakqori, Sefedin Shala dhe Hashim Shala.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












