Lajme
Shqiptarët pas 24 vitesh e humbin Ulqinin
Me fitoren e Partisë së Gjukanoviqit u shpreh i befasuar kryetari i deritashëm i Ulqinit dhe përfaqësuesi i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu
Pas 24 vitesh, partitë politike shqiptare kanë humbur komunën e Ulqinit, duke ia mundësuar partisë së kryeministri Milo Gjykanoviqit, që ta drejtojë këtë komunë bregdetare gjatë mandatin e ardhshëm. Shqiptarët e humbën këtë komunë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën të dielën.
Fituese e këtyre zgjedhjeve doli partia e kryeministrit Milo Gjukanoviq (PDS), duke e mundur kryetarin e deritanishëm, Nazif Cungu.
Me fitoren e Partisë Demokratike Socialiste (PDS) është shprehur i befasuar kryetari i deritashëm i Ulqinit dhe përfaqësuesi i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu. Ai ka tha se nuk ka besuar se partia e Gjukanoviqit t’i marrë 9 asamblistë në Kuvendin Komunal.
“Ky rezultat do të shërbente si shkollë për FRD-në që të punojë më shumë e më mirë në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Cungut, i cili shprehet optimist se partia e tij do të punojë dukshëm në terren për ta rikthyer partinë në krye të Ulqinit.
“Në fund kryetari i Forcës deklaroi se pavarësisht nga kjo betejë, lufta e Forcës në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe në përmbushjen e programit të vetë politik nuk do të ndalet, por do të vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Forcës së Re Demokratike.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme, Partia Demokratike Socialiste (PDS) fitoi 9 mandate, Forca e Re Demokratike, 8 mandate, Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” 7 mandate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) 3 mandate, Partia Socialdemokrate (PSD) 2 mandate, Mali i Zi Pozitiv 2 mandate, Partia Socialiste Popullore (PSP) 1 mandat dhe Fronti Demokratik, 1 mandat.
Ndryshe, sipas statistikave demografike, 71 për qind e popullsisë në komunën e Ulqinit janë shqiptarë, 12 për qind malazezë, 6 për qind boshnjakë, 6 për qind serbë…
Prandaj, përçarjet e mëdha brenda shqiptarëve kanë ndikuar që zgjedhjet t’i fitoj një parti malazeze.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” Sipas Zyrës Federale Zvicerane të Auditimit, fushatat pro dhe kundër së bashku kanë në dispozicion rreth... -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve”











