Lajme
Për krime lufte, arrestohet Oliver Ivanoviq
Siç konfirmojnë burime brenda partisë së tij (Iniciativa Qytetare Serbe), Ivanoviq është arrestuar me dyshime për vrasjet që ndodhën nga viti 1999-2000
Njësitet e Misionit të BE-së për sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), kanë arrestuar të hënën Oliver Ivanoviqin, njërin nga përfaqësuesit e serbëve të Mitrovicës së Veriut. Sipas informatave fillestare, ai është arrestuar nën dyshimin se gjatë luftës dhe pas saj, ka kryer krime ndaj popullatës shqiptare.
Siç konfirmojnë burime brenda partisë së tij (Iniciativa Qytetare Serbe), ai është arrestuar me dyshime për vrasjet që ndodhën nga viti 1999-2000.
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq, ia ka konfirmuar agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug, se është në zhvillim e sipër një aksion në pjesën veriore të Mitrovicës, por nuk ka dhënë asnjë hollësi dhe as ka përmendur ndonjë emër.
Oliver Ivanoviq është kandidat për kryetar të Mitrovicës, ndërsa ka qenë deputetë i Kuvendit të Kosovës në nomenklaturën e parë dhe të dytë qeverisëse. Zyrtarë nga partia e tij thonë se, se ai nuk është arrestuar por si qytetar i përgjegjshëm është paraqitë para organeve kompetente për intervistim.
“Kjo thirrje ka absolutisht qëllim politik, për të krijuar një balancë me arrestimet në komunitetin shqiptar. Padyshim se ka për qëllim edhe shkaktimin e frikës dhe jostabilitetit në të gjithë komunitetin serb në Kosovë”, thuhet në reagimin e Nismës Qytetare Serbe.
Ndryshe, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë ka përmendur emrin e Ivanoviqit, si pjesëmarrës në krimet ndaj shqiptarëve në veri. Madje disa dëshmitarë edhe me emra kanë thënë se ai, së bashku me disa serbë të tjerë, kanë marrë pjesë në vrasje. Megjithatë vetë Ivanoviq disa herë i ka kundërshtuar këto akuza.
Oliver Ivanoviq ka lindur në Rezniq të Deçanai më 1953, ndërsa shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Mitrovicë. Ivanoviq ka studiuar në akademinë ushtarake në Zagreb, ndërsa pas luftës është marrë me politikë. Ai është njëri nga përfaqësuesit më me ndikim në veriun e Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror













