Zhvillim
Kërkohen masa serioze për fuqizimin e prodhimit vendor
Zhvillimi ekonomik nuk bëhet me deklarata, por me masa konkrete ku sipas tij, resorët kryesorë ekonomikë duhet të udhëhiqen nga njerëz që kanë përgatitje profesionale dhe pragmatike në zhvillimin ekonomik
Qeveri duhet të krijojë politika të mirëfillta ekonomike duke përkrahur prodhuesit vendorë në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik në vend dhe rrjedhimisht hapje të vendeve të reja të punës. Kështu thonë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë.
Trendët aktualë ekonomikë, sipas tyre, nuk janë pozitiv dhe politikat ekonomike janë duke shkuar në drejtim të gabuar, gjë që ka bërë të ketë shkallë enorme të papunësisë dhe varfërisë në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, papunësia në Kosovës është mbi 30 për qind, derisa varfëria ekstreme është 10 për qind.
– Kosova ka nevojë për reforma të thella
Profesori i ekonomisë, Musa Limani, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosovës i duhen referoma të thella ekonomike.
Zhvillimi ekonomik, shton Limani, nuk bëhet me deklarata, por me masa konkrete ku sipas tij, resorët kryesorë ekonomikë duhet të udhëhiqen nga njerëz që kanë përgatitje profesionale dhe pragmatike në zhvillimin ekonomik.
Instrumentet e politikës ekonomike, thekson Limani, nëse nuk zbatohen në kohë dhe në vend të caktuar, ato shprehen negativisht në proceset ekonomike. Sipas tij, në mungesë të profesionalizmit, politikat ekonomike nuk po zbatohen ku duhet dhe si duhet, dhe për këtë arsye po paraqitet trendi negativ ekonomik,thekson ai.
Ditë më parë edhe Banka Botërore, në një raport të publikuar i ka rekomanduar institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete për të krijuar vende të punës.
Për të krijuar më shumë vende të punës, Banka Botërore rekomandon që krijimin e bazës për hapjen e vendeve të punës ta bëjnë përmes një mjedisi makroekonomik dhe afarist aftësues, që ua mundëson firmave ekzistuese që të zhvillohen dhe firmave të reja që të dalin në pah dhe të korrin sukses e të mos dështojnë shpejt, dhe atë me një kosto të ulët, shkruan ReL.
Sërish “sytë nga diaspora”
Një mundësi të mirë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, ekspertët e ekonomisë e shohin edhe te remitencat, para këto që dërgohen nga qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit.
Remitencat, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës në vit arrijnë shumën prej 600 milionë eurosh.
Dërgesat e emigrantëve të Kosovës, sipas ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, luajnë rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien e një numri të madh të qytetarëve të Kosovës.
“Një mobilizim i diasporës kosovare kishte qenë i mirëpritur që shumat që vijnë, t’iu gjendet një formë që do të mund të aktivizoheshin për investime kapitale në veprimtari që do të mund të hapnin vende të reja të punës”, thekson Shatri.
Shatri thekson se deri më tani ka munguar një aktivitet i tillë, i cili në mënyrë të organizuar, do t’i orientonte këto të hyra në investime.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?












