Shkurt.ch
19 milionë të papunë në Eurozonë
12 për qind të evropianëve janë të papunë. Kjo shifër është më e ulët (për 129 mijë) se ajo e fundit të nëntorit, por për 130 mijë më e lartë se e një viti më parë.
Shkalla e papunësisë në eurozonë në fund të vitit 2013 ka mbetur pothuaj e pandryshuar. 19 milionë njerëz të moshës së punës kanë rezultuar të papunë, që domethënë se 12 për qind të evropianëve janë të papunë. Kjo është shifër pak më e ulët (129 mijë) se e fundit të nëntorit, por për 130 mijë më e lartë se e një viti më parë.
Siç bën të ditur Enti Evropian për statistikë, Eurostat, edhe në këtë periudhë ka pasur dallime të mëdha në shkallën e papunësisë në vende të ndryshme. Kështu, shkallën më të ulët të papunësisë në zonë, rreth 5 për qind, e kanë pasur Gjemania (5.1%) Austria (4.9%) dhe Luksemburgu (6.2%) ndërkohë që në Itali dhe në Francë kjo shkallë ka arritur në më shumë se 10 për qind.
Por shumë më të lartë se këto të fundit, shkallën e papunësisë e kanë shtetet që prej kohësh po kalojnë në një krizë të thellë, Spanja dhe Greqia. Në këto vende në fund të vitit 2013 ka pasur 25.9 gjegjësisht 27.8% njerëz të papunë, njofton afp.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet











