Lajme
Pensionet të bëhen temë e bisedimeve me Serbinë
Shaban Kajtazi, kryetar i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ka thënë se pensionistët e të gjitha kategorive janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale
Në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë do të duhej të përfshihej edhe çështja e kthimit të pensioneve që pensionistëve kosovarë ua ka marrë Serbia. Kjo kërkesë rezulton veç tjerash, nga takimi që kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës ka pasur me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Pensionistët e Kosovës kërkojnë që pensionet që ua ka borxh Serbia pensionistëve të Kosovës, të kthehen sa më parë. Këtë kërkesë e ka përcjellë kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, në takimin me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Lideri i AAK-së ka thënë se çështja e kthimit të fondit pensional duhet të jetë temë e bisedimeve me Serbinë, transmeton KTV. Ai u ka premtuar atyre se kërkesat e tyre do të përkrahen nga deputetët e AAK-së në Kuvendin e Kosovës.
Shaban Kajtazi, kryetar i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ka thënë se pensionistët e të gjitha kategorive janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale.
Pensionistët e Kosovës shpesh takojnë liderë të ndryshëm të partive politike, gjithmonë duke kërkuar që të drejtat e tyre të realizohen, thuhet në njoftimin e KTV-së.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane











