Lajme
Kosova nuk e shet “Trepçën”
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli tha se me statusin e ri si Ndërmarrje Publike, “Trepça” nuk do të mund të privatizohet
Kompleksi “Trepça” duhet trajtuar ndryshe nga ajo se si është trajtuar deri më tash, por as nuk do të privatizohet sikurse ndërmarrjet tjera. Kështu deklaroi ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli gjatë një tryeze me temën “Statusi pronësor i Kompleksit “Trepça”, organizuar nga Konzorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm KOSID.
Ministri Ismaili tha se duke u bazuar në rekomandimet që ka bërë Komisioni i ekspertëve bazuar në rekomandimin e Kuvendit të Kosovës që të nxirret një ligj për “Trepçën”, kjo e fundit do të mund të listohet në listën e Ndërmarrjeve Publike, ku Qeveria dhe Kuvendi do të kishin pronësinë mbi këtë kompleks.
Me këtë rast ministri Ismajli ka theksuar se me statusin e ri të “Trepçës” si Ndërmarrje Publike “Trepça” nuk do të mund të privatizohet, duke shtuar se kjo është e vetmja rrugë e organizimit të Trepçës.
Sipas Ismajlit, Ligji mbi “Trepçën” do të vendos vijat e trasha të organizimit dhe do hap rrugën për rivitalizimin e kompleksit “Trepça”. Pas miratimit të ligjit në Kuvendin e Kosovës, sipas tij, do të filloj riorganizimi dhe ristrukturimi i saj me ç’rast do të bëhet ndarja e aseteve në ato thelbësore dhe jo thelbësore.
Me këtë rast ministri Ismajli ka thënë se me asetet jo thelbësore do të menaxhoj AKP derisa me thelbësoret do të menaxhoj shteti si aksionar.
Gjithashtu ministri Ismajli ka theksuar se me rastin e transformimit të “Trepçës” si Ndërmarrje Publike pos që do të nis promovohet dhe fillon një faqe e re e zhvillimit ekonomik, në të njëjtën kohë do të hapen dyert për investitorë si vendor ashtu edhe ndërkombëtar .
Ndërsa Visar Ymeri anëtarë i Komisionit për Zhvillim Ekonomik tha se “Trepça” të shpallet si kompani e veçantë dhe si e tillë duhet të trajtohet si e veçantë.
Ndërsa deputetja Sala Shala Berisha tha se një nga sfidat sa i përket “Trepçës” është sfida ligjore. “Po dua të përmend se mekanizmat ligjor edhe garantues për pasuritë minerare për “Trepçën” janë aktualisht Ligji për Miniera dhe Minerale, pastaj tjetër ligji që garanton që nuk do të ketë monopol është Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Ndryshe pjesëmarrësit e kanë vlerësuar pozitiv hapjen e debatit për “Trepçën”, debat ky i cili ka munguar tash e sa vite duke shtuar se rivitalizimi i kompleksit “Trepça” ka rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit ku përfituesit më të mëdhenj të këtij procesi do të jenë qytetarët e Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Marrëdhëniet romantike midis gjyqtarëve shkelin “zakonet” e vendosura të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme Federale”. Ky ishte... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit












