Lajme
Nga 15 vjet burg për vullnetarët në Siri
Qeveria e Kosovës ka miratuar një Projektligj, i cili ndalon pjesëmarrjen nëpër konfliktet e ndryshme të botës. Shkelja e këtij ligji sanksionohet me 15 vjet burg
Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën një Projektligj kundër pjesëmarrjes së kosovarëve nëpër konfliktet e armatosura jashtë territorit të Republikës. Ky ligj kryesisht ka të bëj me vullnetarët kosovarë në luftën e Sirisë, të cilët sipas ligjit, rrezikojnë nga 15 vjet burg.
Ky projektligj është prezantuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili tha se projektligji bëhet me qëllim të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe të sigurisë kombëtare.
“Ligji përcakton veprën penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtritë ose policitë e huaja, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Rexhepi.
Qeveria e Kosovës, siç thuhet synon t’i jepet fund praktikës kur kosovarët marrin pjesë në luftëra jashtë vendit. Gjithçka është iniciuar pasi që shumë të rinj nga Kosova u nisin për në Siri, për të luftuar krah rebelëve të atjeshëm.
“Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin përmes se cilit bashkimi në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit konsiderohet vepër penale dhe e dënueshme deri në 15 vjet burg”, ka shkruar në facebook, ministria e Integrimit Vlora Çitaku.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës miratoi edhe Projektligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky projektligj përfshinë të drejtat dhe benificionet për të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtarëve të Kosovës, në të gjitha periudhat që nga fillimi i rezistencës së armatosur, deri në çlirimin definitiv të Kosovës.
“Me këtë projektligj përcaktohet qartë se institucionet e Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës, do të merr obligimet e tyre ndaj të gjithë kësaj sakrifice ndaj të gjithë atij kontributi. Jemi të vendosur që asnjë personi, asnjë qytetari, asnjë veterani, edhe kontributin më të vogël apo edhe vetëm një orë nëse ka qenë, të mos i hyhet në hak akujt”, tha kryeministri Hashim Thaçi.
Ky projektligj, siç tha ai, do të jetë një projektligj, i cili afirmon vlerat e luftës çlirimtare dhe afirmon kuptimin edhe të unitetit politik dhe qytetar.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












