Integrimi
Dr. Avdullah Krasniqi hap Ordinancën Gjinekologjike Obstetrike në Lozanë
Hapja e kësaj klinike private vjen natyrshëm pas posteve që Dr. Avdulla Krasniqi ka pasur si shef klinike në Spitalin Kantonal te Friburgut dhe më vonë si kryemjek në Spitalin ndërkantonal në Payerne
Ditën e premte, më 03.05.2019, në Lozanë, jo larg Spitalit universitar të këtij qyteti, solemnisht u bë hapja e Ordinancës gjinekologjike dhe obstetrike, të udhëhequr nga Dr. Avdulla Krasniqi. Është kjo e para ordinancë e tillë private shqiptare në pjesën frankofone të Zvicrës.
Në një atmosferë solemne, në hapësirat e ordinancës së tij të re, Dr. Avdulla Krasniqi priti një numër të madh të miqve, familjarëve si dhe profesionistëve të kësaj sfere të mjekësisë, shkruan albinfo.ch.
Hapja e kësaj klinike private vjen natyrshëm pas posteve që Dr. Avdulla Krasniqi ka pasur si shef klinike në Spitalin Kantonal te Friburgut dhe më vonë si kryemjek në Spitalin ndërkantonal në Payerne.
Dr. Krasniqi, shkollën fillore e ka të kryer në Livoç të Epërm, ndërsa gjimnazin në Gjilan dhe Fakultetin e Mjekësisë, në Tiranë. Specializimin e ka bërë në Paris, ku dhe ka punuar si mjek specialist derisa ka ardhur në Zvicër, në vitin 2014, thuhet në një portret që albinfo.ch i ka kushtuar kohë më parë doktorit.
Dr Krasniqi ka diplomë të ekografisë në gjinekologji dhe obstetrikë nga Universiteti “Paris Descartes”, pjesë e Spitalit Universitar “Necker-Paris”, i cili është një ndër qendrat më të njohura në Francë dhe në Evropë për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve te gratë shtatzëna dhe te fëmijët akoma pa lindur.
Ai po ashtu ka diplomë nga Universiteti i përmendur për çrregullimet e fertilitetit tek çiftet që kanë vështirësi të kenë fëmijë dhe një diplomë evropiane në laparoskopi (teknikë e avancuar kirurgjikale) nga Universiteti D’Auvergne-Clermont Ferrand, po ashtu në Francë.
Fotografi: Rromir Imami
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss Dardani, familjar: "Si familje, jemi të befasuar për të mirë nga numri i njerëzve që kanë... -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028


















