Futboll
Futbollistët shqiptarë që mund të ndryshojnë ambient në Itali
Elseid Hysaj gjithashtu është një ndër më të kërkuarit, pasi nuk pritet të qëndrojë te Napoli. Interi ka shfaqur interesim për mbrojtësin kuqezi
Kampionati italian është drejt fundit të këtij edicioni, derisa kanë filluar ethet e afatit kalimtar, se kush, ku do të transferohet.
Në sezonin e ardhshëm në Serie A, do të kemi edhe një futbollist më shumë shqiptar. Ky është Emanuele Ndoji me Brescian, që ka hyrë nga Serie B, shkruan albinfo.ch.
Por, Ndoji ka shumë oferta dhe mund të ndërrojë mjedis, derisa mund të zëvendësohet me Përparim Hetamaj, i cili me Chievon, ka rënë në Serie B matematikisht.
Berat Gjimshiti po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Atalantën. Kjo ka bërë që të jetë shumë i kërkuar. Fiorentina ka shprehur interesim për mbrojtësin kuqezi, i cili tani kushton 10 milionë euro.
Mbrojtësi i Shqipërisë, Kastriot Dermaku, do të largohet nga Cosenza në fund të sezonit. Bologna e ndjek prej kohësh lojtarin e kombëtares shqiptare, ndërsa së fundmi në garë është përfshirë dhe ekipi i Parmës.
Elseid Hysaj gjithashtu është një ndër më të kërkuarit, pasi nuk pritet të qëndrojë te Napoli. Interi ka shfaqur interesim për mbrojtësin kuqezi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













