Jeta në Zvicër
Ministri bavarez: Azilkërkuesve ballkanas t`u hiqen ndihmat në para
Joachim Hermann propozon që azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit për tre muajt e parë tu hiqen paratë që u jepen në emër të ndihmave
Serbët dhe shqiptarët janë duke abuzuar me të madhe me të drejtën e azilit në Gjermani, prandaj, atyre u duhen mohuar ndihmat në të holla (“paratë e xhepit”) që u jep shteti. Kështu alarmon ministri i brendshëm i landit të Bavarisë, në Gjermaninë e jugut, Joachim Hermann nga partia CSU. Ata njerëz nuk janë të përndjekur ë vendet e prejardhjes por ata vijnë këtu vetëm për të përfituar materialisht, këmbëngul politikani gjerman.
Në këto rrethana ai kërkon nga federata një veprim të shpejtë kundër rritjes së madhe të numrit të azilkërkuesve nga vendet eish Jugosllavisë dhe Shqipëria. “Për mua është e papranueshme që këto shtete t`u prijnë listave të vendeve prej nga vijnë azilkërkuesit edhe pse dihet se shkalla e njohjes së azilit për ta është rreth zeros”, ka thënë Hermann, shkruan N24.de dhe mediet tjera gjermane.
Me gjithë faktin se ministri flet për shtetasit e Serbisë dhe ata të Shqipërisë, statistikat tregojnë se në radhë të parë janë shtetasit serbë që u prijnë lisave të azilkërkuesve në Bavari dhe përgjithësisht në Gjermani. Sipas Hermann-it, nga Serbia vitin e kaluar janë regjistruar 18.001 kërkesa azili – 11459 kërkesa të bëra për herë të parë dhe 6542 kërkesa pasuese. Pas Serbisë e cila zë vendin e parë në mesin e të gjitha vendeve prej nga rekrutohen azilkërkuesit, në vendin e katërt të listës vjen Maqedonia.
Siç dihet, prej disa vitesh shtetasit e vendeve të Ballkanit (përveç atyre të Kosovës) kanë të drejtë të udhëtojnë në endet e BE-së pa pasur nevojë për viza. Në gjithë BE-në gjatë vitit 2012 azil kishin kërkuar rreth 47 mijë shtetas të këtyre vendeve, që është 13 për qind e të gjitha kërkesave të azilit në BE nga e gjithë bota.
Hermann ka thënë se në një marrëveshje me partnerët në koalicion janë pajtuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të klasifikohen edhe në ligjin për azil si vende të sigurta. Në këtë mënyrë bëhet e mundur që kërkesat për azil të shtetasve të këtyre vendeve që nuk kanë shanse për përgjigje pozitive të përpunohen më shpejtë.
Sipas tij, kërkesat abuzive të ballkanasve dëmtojnë edhe azilkërkuesit që me të vërtetë kanë bazë për të ta azilin në Gjermani. Për këtë arsye ai propozon që azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit për tre muajt e parë tu hiqen paratë që u jepen në emër të ndihmave. Sepse, ka thënë Hermann, kur familje të tëra marrin këto para, ato i tejkalojnë dukshëm shumat që mund të marrin në emër të pagave në vendet prej nga vijnë. Një azilkërkues i moshës madhore në Gjermani merr 137 euro në muaj ndërsa një fëmijë rreth 80 euro.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












