Kosova
Mjeku nga Australia operon 30 fëmijë në QKUK
Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve po qëndron profesori Peaddy Dewan nga Australia, i cili në bashkëpunim me ekipin e mjekëve nga Klinika e Kirurgjisë Pediatrike po kontrollon dhe operon fëmijë që kanë probleme të ndërlikuara kirurgjike.
Deri tani, ekipi i udhëhequr nga Prof. Dewan ka operuar 30 fëmijë me komplikime shëndetësore, ndërsa 30 të tjerë kanë kryer kontrolle mjekësore.
Dr. Dewan ka punuar nga vikendi i kaluar dhe do të punojë edhe këtë vikend, përderisa kjo është hera e dhjetë që ai vjen për të kontribuar për mjekimin e fëmijëve në Kosovë.
Gjatë gjithë kohës në operacione kanë qenë edhe mjekët e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.
Për ta falënderuar për punën dhe kontributin e dhënë në Kosovë, Prof. Dewan sot është pritur edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Ai ka falënderuar profesorin për kontributin e tij dhe ndihmesat që po jep, jo vetëm për të operuar dhe kontrolluar fëmijët, por edhe për trajnim të stafit të Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike.
Po ashtu, e falënderoi që falë punës së tij është kursyer edhe buxheti, meqë fëmijët janë operuar në klinikë dhe nuk kanë pasur nevojë të dërgohen jashtë vendi.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













