Integrimi
Punimi i Hume Ibrahimit, më i miri për vitin 2018
Ibrahimi u tregua e suksesshme gjatë gjithë kohës së studimeve, por suksesi i saj u vulos kur punimi i diplomës bachelor iu vlerësua me notën më të lartë, e përveç tjerash, u nominua si punimi më i mirë i vitit 2018
Sukseset e të rinjve shqiptarë nëpër botë tashmë janë bërë të zakonshme. Me vullnet e punë, ata po arrijnë ta thyejnë çdo barrierrë e paragjykim. Këtij karvani i shtohet edhe 22 vjeçarja Hume Ibrahimi, që po synon të bëhet një avokate e suksesshme në Zvicër. Ajo ka diplomuar në Shkenca të Ligjit të Biznesit në ZHAW School of Management and Law, ndërsa tash po vazhdon studimet master për Juridik pranë Universitetit të Luzernit. Po ashtu, Ibrahimi punon në një kompani.
Punimi i saj i diplomës u vlerësua me notën më të lartë
Ibrahimi u tregua e suksesshme gjatë gjithë kohës së studimeve, por suksesi i saj u vulos kur punimi i diplomës bachelor iu vlerësua me notën më të lartë, e përveç tjerash, u nominua si punimi më i mirë i vitit 2018.
Në një intervistë për Albinfo.ch, Ibrahimi ka treguar se ky punim shkencor i mori katër muaj kohë. “Tema e diplomës të cilën e kam shkruar brenda katër muajsh, merret me ristrukturimin e korporatave në lidhje me planin e vazhdimësisë. Në këtë punë jam bazuar në një rast studimi dhe me teoritë e përpunuara, që t’i tregoja rreziqet të cilat një menaxher mund t` i ketë në lidhje me dispozicionin (shitjen) e korporatës. Të gjitha këto janë trajtuar në aspektin e tatimeve mbi fitimin”, ka sqaruar Ibrahimi.
U përball me paragjykime vetëm se ishte shqiptare
Ibrahimi ka treguar për albinfo.ch se synon të bëhet avokate. Por rruga e saj deri këtu nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ajo ka thënë se gjatë fëmijërisë është përballur me paragjykime vetëm pse ishte shqiptare, e këto paragjykime arriti t’i thyente me shumë punë e mësime.
“Sigurisht që ka pasur mësues që kanë përkrahur më shumë nxënësit zviceranë se sa shqiptarët, por kjo ka ndodhur për shkak të sjelljes jo të mirë të disa prej shqiptarëve. Por kur mësuesit e shihnin që një nxënës shqiptar po mëson e po mundohet, e kanë përkrahur. Pastaj racizmin e kam ndier gjatë kohës kur kërkoja praktikë. Kolegët e mi me nota më të ulëta pranoheshin në vendet ku unë kisha aplikuar. Por pasi kam filluar studimet, mund të them që ka qenë një dallim i madh. Nuk ka pasur ndonjë trajtim ndryshe për shkak të nacionalitetit, madje më janë hapur shumë dyer të reja”, tregon Ibrahimi për albinfo.ch.
Tashmë, Ibrahimi punon si asistente për Këshillime tatimore dhe auditim në kompaninë WPB AG.
Suksesi nuk vjen në sekondën e parë
Ajo nuk e mendon kthimin në vendlindjen e saj në Preshevë, sepse, siç e thotë, mundësitë për zhvillim profesional janë të kufizuara. Megjithatë, ka një mesazh për të rinjtë. Ajo thotë se ashtu si populli shqiptar që arriti pavarësinë pas shumë sfidave, edhe të rinjët nuk duhet të dorëzohen karshi sfidave për të arritur suksese. “Suksesi nuk mund të vijë në sekondën e parë, por duhet të mundohesh, të punosh dhe ditë pas dite do të realizohen suksese të vogla. Gjithashtu, nuk mund të ketë gjithmonë vetëm suksese, por ka edhe dështime. Në gjuhën gjermane thuhet që me dështime njeriu vazhdon të rritet dhe këto dështime e bëjnë njeriun më të fortë”, thotë ajo.
Kush është Hume Ibrahimi
Hume Ibrahimi, me prejardhje nga Presheva, u lind në Zvicër më 17 mars të vitit 1997. Aktualisht jeton në Flums të Kantonit St. Gallen, ku ka kryer shkollën e mesme. Përpos studimeve master dhe punës që ka, ajo ndihmon edhe babain në biznesin e vet. Synimi i saj mbetet që pas diplomimit të bëhet avokate.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













