Lajme
Nga janari 2015, kosovarët me sigurime shëndetësore
Projektligji për Sigurime Shëndetësore, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ofron shërbime shëndetësore më të mira për qytetarët e Kosovës. Sigurimet fillojnë nga janari 2015
Republika e Kosovës është i vetmi vend në Evropë që nuk ka sigurime shëndetësore, ndërsa kosovarët që nga paslufta (1999), shumicën e shërbimet mjekësore i bëjnë falas. Mirëpo Qeveria e Kosovës tashmë ka përgatitur një ligj, i cili pritet të hyj në funksion që nga janari i vitit 2015.
Projektligjit për Sigurim Shëndetësor, i sponsoruar nga Ministra e Shëndetësisë, u miratua dy javë më parë nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa parashihet që pas gjashtë javësh të kalojë në amendamentim.
Faik Hoti është drejtor i Departamentit të Informimit në MSH. Ai ka thënë se Projektligji për Sigurime Shëndetësore ofron shërbime shëndetësore më të mira për qytetarët, që është edhe qëllimi i reformës shëndetësore.
“Qytetarët do të paguajnë premiume (me përjashtim të kategorive të liruara), ndërsa do të marrin shërbime shëndetësore shumë më kualitative se tani”, citon “Zëri”, Faik Hotin. Ky projektligj, sipas tij, nuk e ngarkon buxhetin, pasi zbatimi i tij është paraparë të varet nga të hyrat që do të realizohen nga zbatimi i kontributeve.
Me Ligj të sigurimeve shëndetësore, Hoti bën të ditur se disa kategori të popullatës do të jenë të liruara nga pagesa shëndetësore, ndërsa do të gëzojnë sigurim shëndetësor të obliguar.
Në këtë kategori ai tha se hyjnë familjet e varfra nën asistencë sociale, të burgosurit të cilët janë dënuar, individët të cilët janë duke jetuar në institucione shtetërore (fëmijët nën kujdes të sforcuar dhe nën kujdestari), të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara të strehuar në shtëpitë për persona të moshuar, etj.
“Me këtë ligj, parashihet që edhe familjet e martirëve, veteranët dhe pjesëtarët e luftës si dhe ish të burgosurit politikë me anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre të lirohen nga pagesa për sigurim shëndetësor. Po ashtu sigurim shëndetë-sor pa dhënë kontribut financiar do të kenë dhe shumë kategori tjera”, thotë Hoti.
Ndryshe, siç thuhet në projektligj, punëdhënësi dhe i punësuari duhet të paguajnë nga 3.5 për qind të të ardhurave bruto.
Sigurime plotësuese vullnetare do të kenë ata që duan të bëjnë këtë formë të sigurimit përmes kontratave individuale me kompanitë private të sigurimeve shëndetësore.
Për sektorin privat-publiko privat (në kompanitë apo organizatat private ku qarkullimi vjetor është mbi 50 000 euro) punëdhënësi dhe punëmarrësi do të paguajnë nga 3.5 për qind të vlerës së pagës.
E, në ato kompani apo organizata private, ku qarkullimi vjetor nuk arrin mbi 50 mijë euro, Hoti ka theksuar se për sigurim shëndetësor do të paguajë vetëm punëmarrësi, në vlerë prej 3.5 eurove. MSH kërkon mbështetje dhe në shqyrtimin e dytë në Kuvend
Hoti ka thënë se MSh-ja pret që pas 1-2 muajve, projektligjin ta kalojë edhe shqyrtimin e dytë në Kuvend.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër Numri i tërheqjeve të produkteve nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në Zvicër. Këtë vit,... -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi













