Tematike
Muzetë e çuditshëm të Zvicrës
Me më shumë se 1100 muze ka në gjithë Zvicrën. Ky shtet konsiderohet si ndër vendet që ka muzetë më të mëdha për kokë banori.
Këta muze në shtetin zviceran tërheqin rreth 20 milionë vizitorë çdo vit.
Shumica e tyre trajtojnë temat standarde të muzeve si historia, arti dhe teknologjia, por në Zvicër ka edhe muze mjaft të çuditshëm.
Një nga muzetë interesant është edhe ai bretkocave “Musée Des Grenouilles À Esta! Croooaaaa” i cili është hapur në vitin 1927. Ky muze sipas thelocal.ch paraqet një koleksion prej 108 bretkosash të mbushura në skena nga jeta e përditshme në shekullin e 19-të, transmeton albinfo.ch.

Një tjetër muze interesant është ai i makinës së qepjes. Zvicra ishte vendlindja e makinës së parë qepëse të hemstitch në vitin 1893 (nga themeluesi i kompanisë së makinës qepëse Bernina), kështu që ndoshta nuk është për t’u habitur që vendi nuk ka vetëm një, por dy muze të dedikuara makinave qepëse.
Njëri është në Fribourg, ndërsa tjetri në Grundtal, afër fshatit Dürnten në kantonin e Cyrihut.
Një tjetër muze interesant është ai i Doganave që ndodhet në qytetin Ticino që flet për mbi botën e errët të doganave dhe kontrabandës.
Një tjetër muze interesatn ështa i mundjes zvicerane që ndodhet në Winterthur.
Ky muze i vogël është hapur nga vajzat dhe një shok i legjendës zvicerane të këtij sporti Karl Karl Meli.
Zvicra ka edhe Muzeun e këpucëve, Muzeun e kutive muzikore, Muzeun HR Giger, Moulagenmuseum, Muzeun e telefonave atë të miniaturës etj.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta












