Integrimi
Konsullata e Kosovës, vizitë burgut Champ-Dollon pas trazirave
“Nga drejtori i burgut jemi njoftuar se asnjëri nga shqiptarët e përfshirë në përleshjet e javës së kaluar nuk ka pësuar lëndime të rënda", thotë zv.konsulli për albinfo.ch
Javën e kaluar, në burgun Champ-Dollon të Gjenevës kanë shpërthyer disa përleshje radhazi ku janë përfshirë edhe një numër shqiptarësh, shtetas të Kosovës dhe të Shqipërisë. Për të mësuar më shumë rreth shkaqeve që sollën te kjo situatë, një delegacion nga Konsullata e Kosovës në Gjenevë ka vizituar burgun e përmendur me ç`rast është pritur nga drejtori i tij, Constantin Franziskakis.
Delegacioni në përbërje të konsullit të përgjithshëm, Ramadan Avdiu dhe zëvendëskonsullit, Arian Kashtanjeva, është interesuar veç tjerash, për gjendjen e tanishme të të burgosurve.
“Nga drejtori i burgut kemi marrë përgjigjen se asnjëri prej tyre nuk ka presuar lëndime të rënda dhe të gjithë janë lëshuar nga spitali, ku kanë marrë trajtimin e duhur”, shprehet për albinfo.ch zëvendëskonsulli, Arian Kashtanjeva. Ne e kishim obligim moral të interesohemi për shëndetin e shtetasve tanë, pasi që gjatë këtyre ditëve kemi pasur edhe telefonata nga familjarët e tyre që nuk kishin njoftime të sakta për gjendjen shëndetësore të bijve të tre që ndodhen në këtë burg, shton ai.
“Po ashtu drejtori a ka njoftuar se janë marrë masa ndaj personave nga të dyja palët që kanë marrë pjesë në përleshje, me ç`rast disa prej tyre janë transferuar në burgje tera. Në përgjithësi, burgu i është kthyer qetësia dhe të burgosurit tashmë kanë filluar edhe komunikimin në mes vete”.
Sipas Kashtanjevës, drejtori i burgut ka theksuar se përleshjeve nuk u duhet dhënë karakter ndëretnik dhe se ai u është dhënë nga disa medie, pa vullnetin e drejtorisë. Franziskakis na ka siguruar se zënka ka shpërthyer nga një shkas banal, moshedhja e një topi gjatë lojës së futbollit në hapësirën për kohë të lirë”, thotë më tutje zëvendëskonsulli i Kosovës në Gjenevë.
Duke cituar drejtorin e burgut, Kashtanjeva thotë se nuk janë të vërteta shifrat që janë publikuar për numrin e madh të shqiptarëve që mbahen në këtë burg. “Në raport me popullatën shqiptare në Zvicër, numri i të burgosurve shqiptarë në këtë burg është mjaft i ulët, i ngjashëm me atë të komuniteteve tjera”, thotë ai, na ka siguruar Franziskakis.
Vizita e delegacionit kosovar është pritur shumë mirë nga drejtoria e burgut dhe është përshëndetur edhe nga kryetari i Qeverisë së Gjenevës Pierre Moudon, përfundon zëvendëskonsulli i Kosovës në Gjenevë, Arian Kashtanjeva.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina











