Futboll
Feronikeli mposht Prishtinën dhe shpallet kampion i Kosovës
Feronikeli shpallet kampion i Ipko Superligës së Kosovës në futboll në sezonin 2018/2019, duke e mposhtur 1-0 konkurrentin e drejtpërdrejtë për titull, Prishtinën, në xhiron e fundit sezonale në kampionatin elitar vendor.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, skuadrës nikoqire i mjaftonte barazimi për t’iu gëzuar titullit, derisa bardhekaltrit duhet doemos ta fitonin përballjen për të festuar.
Edhe pse ishte pritur që Feronikeli të zhvillonte lojë defensive, vendasit nuk e bënë këtë për zhvilluan lojë sulmuese, duke i bërë presion kundërshtarit.
Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Mendurim Hoti, i cili nuk përfitoi nga një gabim i Visar Bekajt, derisa portieri i kryeqytetasve reagoi për ta përmirësuar gabimin e tij.
As në gjysmën e dytë të takimit, bardhekaltrit nuk treguan ndonjë aksion, madje nuk dërguan asnjë goditje brenda kuadratit të portës dhe në këtë mënyrë u ndëshkuan, përcjell albinfo.ch.
Një goditje e Yll Hoxhës që u duk të ishte harkim u ndal në rrjetën e portës së Bekajt (73′), teksa Albutrint Morina u përpoq ta devijonte topin.
Në minutat e fundit, Prishtina bëri përpjekje të shumta, mirëpo nuk arritën t’i ndryshonin gjërat në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ashtu që mbetën nënkampionë për të dytin vit radhazi.
Për Feronikelin, ky është titulli i tretë në histori, pas sukseseve të arritura në sezonet 2014/2015 dhe 2015/2016.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












