Lajme
Shpërndahet Parlamenti i Maqedonisë
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë votuan sot shpërbërjen e Legjislativit. Pro shpërbërjes kanë qenë 117 ligjvënës, ndërsa asnjë nuk ka qenë kundër.
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë votuan të mërkurën mbrëma votuan iniciativën e Bashkimit Demokratik për Integrim për shpërndarjen e Kuvendit maqedonas, me çka edhe zyrtarisht i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Pro shpërbërjes së Kuvendit kanë qenë 117 ligjvënës, ndërsa asnjë nuk ka qenë kundër.
Kjo iniciative, sipas iniciuesve të BDI-së, është rezultat i dështimit të idesë për një president konsensual.
“Sot teksa debatojmë për shpërndarjen e kuvendit që erdhi si pasoj e mospranimit të ofertës sonë, ne me të drejtë konstatojmë se kemi akoma shumë rrugë për të arritur në shkallën e pjekurisë dhe guximin politik për të marrë vendime historike për vendin”, deklaroi Nexhati Jakupi nga BDI.
Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas tij, është në favor të përmirësimit dhe avancimit të dialogut dhe raporteve me vendet fqinje si dhe mundësi për hapjen e temave në interes të qytetarëve.
Partia më e madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, e kishte kundërshtuar idenë e BDI-së për të pas një president konsensual.
“Kërkesën e BDI-së për kandidat konsensual, ne në asnjë moment nuk e përjetuam si të sinqertë dhe me qëllim të mirë… Për ne përputhja e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre presidenciale është mënyrë se si të shmanget skenari në të cilin RM-ja nuk do të mund të zgjidhte president të saj dhe do të ishte e detyruar të shkonte në ndryshime kushtetuese”, u shpreh Silvana Boneva, VMRO-DPMNE.
Opozita kërkoi që të zbardhen shantazhet ndërmjet partnerëve të koalicionit, raporton “alsat-m”.
Deputetët e LSDM theksuan se situata dhe skenaret e tilla janë planifikuar dhe hartuar nga partitë e koalicionit. “Loja juaj përfundon sot, dhe se tani fjalën do ta kenë qytetarët”, theksoi deputeti i LSDM, Igor Ivanovski duke akuzon për skenar të përbashkët Gruevskin dhe Ahmetin.
PDSH-ja me mbështetjen e kësaj iniciative, shpreson se do i vjen fundi politikës servile dhe se vijnë ditë më të mira për shqiptarët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Seanca u nxit nga marrëdhënia e bërë publike midis Gjyqtares Federale Beatrice van de Graaf dhe... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit











