Shkurt.ch
Burgu për dëbim, nga 18 muaj shkurtohet në 13 javë
Me rregulloren e miratuar sot, azilkërkuesit që duhet të dëbohen në një shtet tjetër të Dublinit nuk mund të mbahen më gjatë se 13 javë në burg
Koha e mbajtjes në burgun për dëbim të azilkërkuesve në të ardhmen do të shkurtohet në masë të madhe. Këshilli Federal ka miratuar sot një vendim lidhur me rregulloren e re Dublin-III.
BE-ja në nëntorin e vitit ë kaluar në kuadrin e rregullores Dublin-III ka vendosur rregulla të reja për të bërë më efikas sistemin e Dublinit. Një mjet në këtë drejtim ka qenë shkurtimi i kohës së mbajtjes së azilkërkuesve në burgun për dëbim.
Kështu, me rregulloren e miratuar sot nga Këshilli Federal i Zvicrës, azilkërkuesit që duhet të dëbohen në një shtet tjetër të përfshirë në Marrëveshjen e Dublinit nuk mund të mbahen më gjatë se 13 javë në burg. Prej tyre është paraparë që 7 javë të jenë për burgun përgatitor dhe gjashtë për burgun për dëbim. Ky i fundit mund të caktohet vetëm kur ekziston rreziku për hedhje në ilegalitet i azilkërkuesit.
Sipas rregullave ende në fuqi, burgu për dëbim mund të zgjasë maksimalisht deri në 18 muaj.
Kritikat më të shumta gjatë fazës së konsultimit janë drejtuar te qëndrimi për kohëzgjatjen e vogël të burgut administrativ. Kjo gjë, sipas kantoneve bën që të shtohet numri i azilkërkuesve që hidhen në ilegalitet.
Marcel Suter, kryetar i bashkësisë së autoriteteve kantonale të migracionit ka thënë se afati vetëm 6 javësh i mbajtjes në burg për dëbim është tepër i shkurtër dhe mund ta bëjë hedhjen në ilegalitet një praktikë të rregullt.
Nisur nga kritikat, Këshilli Federal i ka propozuar parlamentit që të fusë edhe masën plotësuese prej gjashtë javësh tjera në rast të mungesës së kooperativitetit të azilkërkuesve.
Shumica e rregullave të reja nuk kanë nevojë të futen në shkallë ligji. Për këtë arsye Këshilli Federal ka vendosur zbatimin parcial të rregullores Dublin-III, e cila ka hyrë në fuqi në fillim të vitit. (sda)
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












