E-Diaspora
Flet nëna e Zenelit, pas zhdukjes së djalit
Zenel M. (4) mungon që nga mbrëmja e enjte në Möriken-Wildegg AG. Nëna e tij Burbuqe M. shpreson se ai do të gjendet
“Ne ndjemi të humbur dhe të dëshpëruar, por shpresojmë se Zeneli do të gjendet. Megjithatë, me kalimin e kohës, shpresa jonë zbehet”, thotë nëna e tij, Burbuqe M. (43) nga Niederlenz AG për “20 min.ch”.
Së bashku me djalin e saj, Zenelin, ajo shkoi në një shesh lojërash pranë kryqëzimit Bruggerstrasse/Wildeggerstrasse në Möriken-Wildegg AG të enjten rreth orës 14:00.
Rreth orës 16:30 djali i vogël u zhduk papritmas, edhe pse nëna e tij ishte aty. “Ai luajti me fëmijët e tjerë ose bëri disa xhiro me biçikletën e tij”, kujton nëna e tij, përcjell albinfo.ch.
Zeneli ka humbur çdo gjurmë, derisa vetëm biçikleta e tij u gjet pranë një shtëpie të verdhë në lagje. “Ne donim që ai të kishte më shumë kontakte me fëmijët e tjerë”, thotë tutje nëna e tij.
“Vajza e një miku tha se e pa që Zeneli e kishte lënë biçikletën e tij atje dhe më pas shkoi në rrugën kryesore. Ne kontrolluam vende të tjera aty afër që ai pëlqente”, thotë Burbuqe M.
Që ai mund të shkonte me dikë tjetër, nuk mund të përjashtohej si mundësi. “Ai është një djalë i shoqërueshëm, që u beson të gjithëve”. Për Zenelin nuk ishte hera e parë që ishte në këtë shesh lojërash, sepse kanë shumë fëmijë miq atje.
“Ne donim që ai të kishte më shumë kontakte me fëmijët e tjerë, të bisedonte me ta dhe të luante me ta. Ne gjithmonë ndiheshim të sigurt këtu”, thotë nëna e tij dhe shpërthen në lot, përcjell albinfo.ch.
Emri i ndryshuar
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













