Kosova

Mërgimtari nga Gjermania, i zhdukur në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar një person të zhdukur, i ardhur nga Gjermania

Së fundi, një person është raportuar si i zhdukur në Gjilan. Rasti është raportuar në Polici nga familjarët e tij, shkruan Express.

Sipas familjarëve, ai kishte ardhur për pushim nga Gjermania.

“Më 27.12.2019 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vëllai i tij, viktima mashkull K/Shqiptar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Sipas ankuesit, viktima kishte ardhur në pushim nga Gjermania. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport, përcjell albinfo.ch.