Integrimi
Ylfete Fanaj nominohet zyrtarisht kandidate për Parlamentin e Zvicrës
“Partia Socialdemokrate (SP) e Lucernit më ka nominuar për Zgjedhjet për Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës që do të zhvillohen më 20 tetor të këtij viti. Ky nominim më gëzon dhe më motivon shumë!"
Ylfete Fanaj, deputete dhe kryetare e Grupit Parlamentar të SP-së në Parlamentin e Kantonit të Lucernit ka ndarë me miqtë e saj sot në fb një lajm të gëzuar: Ajo është nominuar për zgjedhjet parlamentare në nivel federal që mbahen më 20 tetor 2019, shkruan albinfo.ch.
“Partia Socialdemokrate (SP) e Lucernit më ka nominuar për Zgjedhjet për Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës që do të zhvillohen më 20 tetor të këtij viti. Ky nominim më gëzon dhe më motivon shumë! Në 12 vitet e fundit në Parlamentin e Qytetit dhe në atë të Kantonit të Lucernit, unë jam angazhuar për barazi, shanse të barabarta dhe për të drejtat themelore. Këtë dua ta bëj edhe në Parlamentin e Zvicrës. A do të më përkrahni? Në faqen e internetit www.ylfetefanaj.ch ju mund të regjistroheni në Komitetin Mbështetës”, shkruan Ylfete Fanaj në FB.
Të përkujtojmë: Ylfete Fanaj bën pjesë në numrin e vogël të politikanëve me rrënjë shqiptare që kanë zënë vend në parlamentet e kantoneve zvicerane. Duke u avansuar para disa vitesh në shefe të Grupit Parlamentar të SP-së në Parlamentin e Kantonit të Lucernit, ajo është bërë shqiptarja me arritjen më të lartë në nivelet parlamentare të Zvicrës.
Po ashtu në zgjedhjet e sivjetme për Parlamentin e Kantonit ajo ka fituar numrin më të madh të votave në mesin e kandidatëve nga qyteti i Lucernit, që është dhe kryeqytet i kantonit me po këtë emër.
Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, në vitin 2015, Ylfete Fanaj si kandidate, kishte arritur një rezultat solid (16.284 vota), por që nuk kishte mjaftuar për të zënë një vend në kupolën e politikës parlamentare të Zvicrës, shkruan albinfo.ch. Në rast fitoreje në zgjedhjet që mbahen në tetor 2019, ajo do të jetë shqiptarja e parë, deputete e Zvicrës, në nivel federal dhe ndër të pakëtat deputete me prejardhje të huaj.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













