Shkurt.ch
Erdhi vera në Zvicër: 26.2 gradë në Tesinë!
Mot i ngrohtë është regjistruar sot edhe në regjionet tjera, në veri të Gotthardit. Në Honau të Lucernit është shënuar temperatura 18.1 gradë celsius
Pavarësisht nga fakti se sipas kalendarit ende nuk ka ardhur as pranvera, termometri në muret e Zvicrës ka shënuar sot ardhjen e stinës së verës! Në të vërtetë ajo që quhet “temperaturë verore” në kontinentin eevropian dhe që fillon nga 25 gradë, sot është arritur e tejkaluar në disa pika të pjesës më jugore të Zvicrës, në Tesinë.
Kështu, në Askona për shembull, buzë liqenit Lago Maggiore, janë matur temperatura prej 26.2 gradë celsius ndërsa në Locarno Monti, zhiva në termometër është ngritur deri në shkallën 25.4.
Vitin e kaluar, dita e parë me temperaturë verore ka qenë në muajin prill. Ndërsa edhe më herët se sivjet “vera” ka ardhur në Zvicüer në vitin 2000, më 9 mars.
Mot i ngrohtë, por jo aq sa në Tesinë, është regjistruar sot edhe në regjionet tjera, në veri të Gotthardit. Në Honau të Lucernit, për shembull, është shënuar temperatura 18.1 gradë celsius.
Edhe javën e kaluar në Zvicër janë shënuar temperatura prej 20 gradësh. Ndërsa edhe java që vjen, sipas meteorologëve do të karakterizohet me mot të ngrohtë. (sda)
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













