Shkurt.ch
Fiasko për “Ecopop”, humb 39:1
Është interesante se nga 40 deputetët e Dhomës së Kantoneve ka qenë vetëm një, Thomas Minder (i pavarur) që ka votuar në favor të iniciativës
Ashtu siç edhe është pritur, Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës (senati) ka hedhur poshtë iniciativën e ashtuquajtur “Ecopop”, të lansuar nga Partia e Gjelbër Liberale (GLP).
Në të njëjtë kohë kjo dhomë u ka rekomanduar kantoneve dhe popullit me të drejtë vote që ta hedhin poshtë iniciativën.
Është interesante se nga 40 deputetët e Dhomës së Kantoneve ka qenë vetëm një, Thomas Minder (i pavarur) që ka votuar në favor të iniciativës.
“Ecopop”, një iniciativë që zhvillohet me moton “Stop mbipopullimit – për sigurimin e bazave natyrore të jetesës” kërkon kufizimin e madh të ardhjes së të huajve në Zvicër. Me fjalë të tjera, popullata vendore sipas iniciativës nuk guxon të rritet më shumë se 0.2 për qind.
Kërkesë tjetër e iniciativës është që dhjetë për qind e ndihmave për zhvillim që Zvicra i ndan për vendet e varfra të përdoren për planifikimin e familjeve atje.
Ndonëse votoi kundër, Dhoma e Kantoneve megjithatë u shpreh kundër shpalljes së pavlefshme të iniciativës.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër













