Futboll
Zvicra shpall listën për Ligën e Kombeve
Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka publikuar listën e gjerë me futbollistë para ndeshjeve finaleve në Ligën e Kombeve, që zhvillohen në Portugali.
Helvetikët do të luajnë me Portugalinë më 5 qershor në Ligën e Kombeve dhe më pas me Irlandën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, përcjell albinfo.ch.
Para këtyre ndeshjeve, Zvicra do të mbajë një kamp me 25 futbollistë. Ky kamp mbahet në Cyrih.
Pjesë e kampit nuk janë dy yjet shqiptarë të futbollit, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Xhaka është i angazhuar me Arsenalin në finale të Ligës së Evropës dhe Shaqiri me Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve.
Në dy ndeshjet e radhës të Zvicrës është ftuar futbollisti shqiptar Albian Ajeti, i ekipit të Baselit.
Lista
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













