Lifestyle
Arta Dobroshi në Portugali: Të parët tanë e parashikuan dhe e besuan paqen në Kosovë
Arta Dobroshi është një ndër aktoret më të suksesshme shqiptare që ka lindur në Kosovë dhe po bën karrierë ndërkombëtare.
Gjatë prezantimit të aktores theksohet se ajo ishte një fëmijë dhjetëvjeçar kur ka ndodhur lufta në Kosovë.
Gjatë fjalimit në “Healing Summit 2019”, të mbajtur në Portugali, ajo shpjegon rëndësinë e besimit në ndjenjën dhe se si rrezatimi i paqes gjatë luftës në Kosovë mundësoi që paqja të arrihet.
“Jam e lumtur që më keni ftuar në mesin e këtyre njerëzve të bukur dhe me mjaft pozitivitet si dhe paqësorë, të cilën unë dhe vendi ku kam lindur nuk e kishim”, ka pohuar fillimisht aktorja, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
“Në Kosovë, frika është emocion dominues. Ne projektuam paqe dhe gëzim, e di që tingujt janë të çuditshëm për të projektuar gëzimin kur jeni në gjendje që mund të vriteni çdo moment”.
“Gjyshi im ishte në burg, sepse donte që njerëzit e tij të ishin në gjendje të flisnin në gjuhën shqipe. Kur erdhi në shtëpi, kurrë nuk tha asgjë urrejtëse për kriminelët. Ai kishte buzëqeshje çdo ditë. Gjyshërit, prindërit dhe unë, të gjitha gjeneratat e parashikuan paqen e sotme”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












