Shkurt.ch
Zviceranët jashtë vendit, të shqetësuar me pasojat e “Iniciativës…”
“Ndonëse shumë nga ne kjo situatë nuk i prek, ajo i prek të rinjtë tanë”, ka thënë anëtarja e kryesisë së këshillit ASR, Elisabeth Michel
Këshilli i Zviceranëve Jashtë Vendit (ASR), në kuvendin e tij delegues të mbajtur të shtunën në Bernë ka shprehur shqetësimin për keqësimin e pozicionit të shtetasve zviceranë që jetojnë jashtë Zvicrës pas miratimit të iniciativës kundër migrimit masiv.
Shqetësimi ka të bëjë me zviceranët që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, ndaj të cilave edhe drejtohej iniciativa.
“Ndonëse shumë nga ne kjo situatë nuk i prek, ajo i prek të rinjtë tanë”, ka thënë në kuvend anëtarja e kryesisë së këtij këshilli, Elisabeth Michel.
ASR konfirmon se në vendet e BE-së jetojnë rreth 450 mijë shtetas zviceranë, të cilët ndodhen para një të ardhmeje të pasigurt.
Udhëheqësi i Drejtorisë për çështje evropiane në këtë këshill, Henri Gétaz ka theksuar se megjithatë ende vlen rregulli sipas të cilit të drejtat tashmë të realizuara duhet të vazhdojnë të vlejnë edhe në të ardhmen.
Sipas tij, ndryshimet eventuale nuk mund të ndodhin në tri vitet që vijnë.
Në këtë kuvend janë shprehur shqetësime sidomos lidhur me pozicionin e studentëve zviceranë pas “Iniciativës…”, gjegjësisht pas pezullimit që BE i ka bërë pjesëmarrjes së Zvicrës në programet e këmbimit të studentëve Erasmo dhe në programin shkencor “Horizon2020”.
Këshilli i Zviceranëve Jashtë Vendit është një organizatë e themeluar në vitin 1916 dhe i përfaqëson në Zvicër interesat e mërgatës zvicerane.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












