Shkurt.ch
E djathta, në ofensivë kundër “Pagës minimale”
Në komitetin mbipartiak kundër pagës minimale bëjnë pjesë partitë: SVP/UDC, CVP/PDC, FDP/PLR, GLP, BDP dhe EVP
Më 18 maj, zviceranët me të drejtë vote d të votojnë për iniciativën e cila kërkon sigurimin me ligj të pagës minimale në vend. Kjo iniciativë është lansuar nga Federata e Sindikatave të Zvicrës (SGB) dhe kërkon që askush në Zvicër që punon me norë 100% të mos paguhet më pak se 22 franga orën ose rreth 4000 franga në muaj. Statistikat thonë se në Zvicër janë rreth 330 mijë persona që fitojnë më pak se kaq.
Ndërkohë, janë mobilizuar dhe kundërshtarët e iniciativës, spektri i djathtë i politikës, i përfaqësuar në parlament. Sipas tyre, paga minimale do të ishte një “autogol” pikërisht për ata që fitojnë më pak. Për këtë arsye, sipas tyre është gabim që të futen “të gjithë në një thes”, pavarësisht nga dega ku punojne, kualifikimi, regjioni etj.
Ata po ashtu tërheqin vërejtjen se në rast se pranohet paga minimale rrezikohet edhe partneriteti social dhe rrjedhimisht edhe kontratat e përgjithshme të punës. Vetëm falë rregullimit liberal të saj, Zvicra gëzon statusin e njërit ndër vendet me mirëqenien më të lartë dhe me papunësinë më të ulët në botë, thonë ata.
Veç kësaj, iniciativa do të bënte që paga minimale në Zvicër të jetë dukshëm më e larta në botë. Në Luksemburg, që është vendi me standardin më të lartë në Evropë, paga minimale është e përafërt me 12 franga ndërsa në Gjermani po debatohet për një pagë minimale në vlerë të 10.5 frangave në orë.
Në komitetin mbipartiak kundër pagës minimale bëjnë pjesë partitë: SVP/UDC, CVP/PDC, FDP/PLR, GLP, BDP dhe EVP.
Po ashtu qeveria federale dhe parlamenti kanë rekomanduar të votohet kundër iniciativës. Nga ana tjetër, sindikatat gjithë këtë e quajnë përhapje të panevojshme paniku. Sipas tyre, vendosja e pagës minimale në hotelieri, si shembull, nuk ka shkaktuar papunësi. Po ashtu edhe OECD nuk sheh ndonjë lidhje në mes të pagës minimale dhe shkallës së papunësisë.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet













