E-Diaspora
“Rreziku më i madh për Zvicrën, pranimi i Kosovës në FIFA”
"Rreziku është që në një të ardhme të parashikueshme Kosova të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në kualifikimet për kampionatet evropiane e botërore"
Në një intervistë që trajneri i përfaqësueses zvicerane të futbollit, Otmar Hitzfeld i ka dhënë sajtit bilanz.ch është shprehur i brengosur për të ardhmen e kombëtares që e drejton deri në korrik të këtij viti.
Pyetjes nëse me votimin e Iniciativës kundër migracionit masiv (më 9 shkurt) janë ulur shanset që Zvicra të rekrutojë lojtarë me prejardhje të huaj ai i është përgjigjur “rrezik më i madh se ky (për kombëtaren e Zvicrës) është që në një të ardhme të parashikueshme Kosova si shtet të fitojë të drejtën për të marrë pjesë edhe në kualifikimet për kampionatet evropiane e botërore. Në një rast të tillë mund ta marr me mend se disa lojtarë do të mendohen për të kaluar në kombëtaren e Kosovës”.
I pyetur nëse kjo do të thotë që Zvicra ta humb Shaqirin, Hitzfeld ka thënë se “këtë nuk e di saktësisht pasi që ai ende nuk është shprehur në mënyrë të qartë rreth kësaj. Ai ka thënë se `kur kjo të ndodhë, unë do ta rishikoj edhe njëherë situatën`, përcjell trajneri i përfaqësueses zvicerane qëndrimin e Shaqirit.
Hitzfeld në intervistë ka folur edhe për synimet e skuadrës që udhëheq ai në Kampionatin Botëror në Brazil. “Duke u nisur nga ajo se ekipi im përbëhet kryesisht nga të rinjtë që në vitin 2009 si 17 vjeçarë patën fituar kampionatin botëror për juniorë, nuk është e tepërt të pritet nga ata që të ëndërrojnë titullin edhe kësaj here”, ka thënë Hitzfeld duke qeshur.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë Me fillimin e pushimeve të Pashkëve, tensionet ndërkombëtare po ndikojnë ndjeshëm në planet e udhëtimit të... -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it -
Çfarë do të bëjë Zvicra tani që pensionistët janë më të shumtë në numër se të rinjtë? -
Linja ajrore SWISS do të shtojë 74 fluturime të reja evropiane këtë verë -
Policia zvicerane apelon për kujdes nga orteqet










