Shëndetësi
Nderohet Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC
Mbështetja e Zvicrës për Shqipërinë në shumë fusha, e në veçanti atë të shëndetësisë, ka bërë që shteti të këtë prioritet këtë sektor.
Por mbështetja e vazhdueshme nuk ka shkuar pa u vërejtur sidomos nga profesionistët e kësaj fushe, transmeton albinfo.ch.
Në 25-vjetorin e themelimit të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, kjo shoqatë ka nderuar me një certifikatë Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Në emër të qeverisë së Zvicrës certifikata u mor nga Këshilltarja Rajonale për Shëndetësinë në Ambasadën e Zvicrës në Tiranë, Debora Kern.
Kern, në emër të shtetit ka falënderuar për mirënjohjen dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes.
Zvicra mbështet reformimin e institucioneve shëndetësore të Shqipërisë në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor parësor.

E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











