Shkurt.ch
Shtohen vjedhjet nga turistët e rinj kriminelë
Cak i të rinjve romë që vijnë nga Rumania janë çantat
Nga 2009 deri 2013 numri i krimeve të shkaktuara nga kriminelë të rinj turistë është dyfishuar në Zvicër. Sipas prokurorit të Bazelit, të gjithë turistët kriminelë vijnë nga Evropa Lindore. “10vor10” në SRF raporton se numri i krimeve të shkaktuara nga të rinjtë që vijnë nga jashtë, sipas Zyrës Statistikore Federale, tejkalon mbi 800 raste në vit.
Veçanërisht janë të prekur kantonet kufitare të Zvicrës. Ky trend është konfirmuar nga shifrat edhe të kantonit të Bernës. Departamenti kantonal i Policisë së Bernës raporton se në vitin 2013 janë kapur 99 të rinj kriminelë që nuk janë rezidentë në Zvicër. 40 prej tyre ishin nga Rumania.
Cak i të rinjve romë janë çantat. Avokati mbrojtës gjerman, Joachim Lederle, ka mbrojtur qindra të mitur romë, të cilët udhëtojnë si turistë kriminelë. “Pjesa më e madhe e tyre janë rekrutuar nga kontrabandistët që merren me vjedhje në Zvicër”, thonë avokatët mbrojtës.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet












