Bota
Bundestagu miraton Ligjin për punëtorët, kush mund të shkojë tani
Emigracioni në Gjermani duhet të jetë më i lehtë për punëtorët e kualifikuar. Kështu ka vendosur Bundestagu gjerman. Me 369 vota pro dhe 257 kundër është votuar në favor të Aktit për Imigracionin e Veçantë, shkruan ‘Focus.de’.
Ministri i Brendshëm Federal, Horst Seehofer (CSU), është shprehur se ky ligj ishte shumë i nevojshëm, derisa shtoi se duhet të shkurtohen edhe procedurat për vizë, përcjell albinfo.ch.
Gjermania ka nevojë për punëtorë të kualifikuar edhe nga vendet jashtë BE-së, për shkak të mungesës së punëtorëve, madje, ka nevojë për rreth 1 milion punëtorë.
Fillimisht punëtorët e kualifikuar do të mund të punojnë për gjashtë muaj, e më pas me mundësi për të vazhduar. Ata duhet të jenë të kualifikuar në profesionet përkatëse, por edhe të dinë gjuhën gjermane.
Gjithsesi kishte edhe shumë kundërshtime, megjithatë, Ligji është aprovuar. Shumë punëtorë nga Ballkani Perëndimor pritet të përfitojnë nga ky lehtësim.
Punëtorët duhet të dëshmojnë se nuk janë të varur financiarisht dhe mund të mbështesin veten. Kuzhinierët, punëtorët e ndërtimit, IT, tashmë do të kenë më lehtë për të shkuar për të punuar në Gjermani.
Gjithashtu është një situatë e re edhe për azilkërkusit. Ata që flasin gjermanisht, nuk kanë dosje kriminale, duan të integrohen apo kanë një profesion të caktuar, kanë më shumë gjasa për azil, edhe pse kjo nuk është e garantuar.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave Shoqata Zvicerane e Qiramarrësve ka mbledhur mbi 140 mijë nënshkrime, duke siguruar mbajtjen e një referendumi... -
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja -
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C















