Shkurt.ch
Dënim me kusht për policin që ka vrarë vjedhësin
Sipas trupit gjykues, polici ka reaguar duke qëlluar me armë pasi që ka ka pasur arsye të frikësohet se vjedhësi mund të ketë qenë i armatosur
Ka përfunduar sot procesi gjyqësor ndaj policit nga kantoni Schwyz, të akuzuar për vrasjen e një vjedhësi të paarmatosur nga Moldavia.
Trupi gjyqësor i Gjykatës Penale të Schwyz-it i ka shqiptuar policit një dënim 15 muajsh burg me kusht. Akti i tij i kryer në shtator të vitit 2012 është cilësuar nga gjykata si “veprim i gabuar” nga këndvështrimi i taktikës policore.
Këtë masë dënimi ai e ka marrë për veprën penale vrasje nga pakujdesia dhe lëndim trupor po ashtu nga pakujdesia (pasi që ai ka plagosur edhe vjedhësin tjetër i cili ishte ne ikje me tashmë viktimën).
Në aktakuzën e bërë nga prokurorja ishte, polici dyshohej për vasje me paramendim dhe lihej mundësia edhe për cilësim të veprës si vrasje nga pakujdesia. Trupi gjyqësor duke shqiptuar dënimin me kusht, ka ndjekur kërkesën e dytë të prokurores, shkruan srf.ch.
Sikur të plotësohej kërkesa e parë (për vrasje me paramendim dhe për lëndim trupor nga pakujdesia), i fajësuari do të dënohej me pesë vjet e tre muaj burgim.
Dënimi me kusht është arsyetuar nga trupi gjykues me faktin se polici ka reaguar duke qëlluar me armë pasi që ka ka pasur arsye të frikësohet se vjedhësi që ishte në ikje, mund të ketë qenë i armatosur.
Nga ana tjetër, trupi gjykues nuk e ka ndjekur kërkesën e mbrojtjes për pafajësi të policit, pasi që ka konstatuar se ai ka vepruar gabimisht dhe ka mundur të evitonte situatën që ka sjellë te vrasja.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100








