Kosova
LDK-ja kërkon të formojë front opozitar të qëndrueshëm
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur për të diskutuar edhe një herë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.
Në takimin e mesditës është diskutuar edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik, përcjell albinfo.ch.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që të ndërtojë një front opozitar të qëndrueshëm, që do të rezultojë me rrëzimin e koalicionit PAN.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka pasur takime të ndara edhe me dy liderët e partive opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe PSD-në.
Madje, ata kanë harmonizuar edhe tekstin e mocionit dhe kanë shprehur gatishmërinë për t’i bashkuar votat për rrëzimin e qeverisë.
Por, votat e LDK-së, të PSD-së dhe Vetëvendosjes nuk mjaftojnë për rrëzimin e Qeverisë, dhe rrjedhimisht, opozita duhet të kërkojë partnerë të tjerë për të arritur finalizimin e nismës që ka ndërmarrë.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve Iniciativa kërkon kufizimin e mjeteve piroteknike të zhurmshme, për të mbrojtur njerëzit, kafshët dhe mjedisin... -
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca -
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003? -
Gjysma e votuesve në Zvicër janë mbi 60 vjeç -
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale












