Opinione
Shpresa ‘99
Shkruan Nezir Kraki
Në mars të vitit 1999 qëllimi i vetëm i intervenimit të NATO-s në Kosovë ka qenë kthimi i shpresës me kthimin e njerëzve. Dhe, ky qëllim u arrit më 12 qershor 1999. Shpresa u kthye bashkë me njerëzit dhe lirinë…
Sot, 20 vjet më vonë, në Kosovë shpresë më s’ka, liri ndoshta po. Shpresën e marsit 1999 e shqelmuan përdhunuesit e ëndrrave të një populli të shkretë. Ata që e mbytën në embrion shtetin që do të lindte.
Sot, 20 vjet më vonë, shpresa e vetme në Kosovë mbetet ikja, ikja nga Kosova…
Ikja për bukë, për shërim, për shkollim, për ëndrra, për shpresë…
Sa e tmerrshme ikja për mbijetesë! Ikja nga zhgënjimi, nga barnat e falsifikuara, nga ajri i mykur, nga drejtësia e shitur, nga mjekësia, biznes, nga banditët e kravatuar…. ikja nga çnjerëzorja.
E tash s’kemi as miq që të na rikthejnë shpresën. Bota nuk qan më për ne, edhe pse ende jemi në eksod. Jemi rrugëve. Të pavend, të pashtet, të pashpresë. Tash jemi përsëri ai populli i izoluar, i paformuar, i paorganizuar, i pakombëzuar. Jemi ai vendi që kujt t’i teket e sulmon, e copëton, e bisedon, e bllokon.
Megjithatë, përpjekja s’bën të ndalet, ashtu siç s’u ndal me qindra vjet.
Duhet t’ia kthejmë shpresën këtij vendi, këtij populli. Është urgjenca më e madhe që e kemi pasur ndonjëherë.
Duhet ta ndalim zhbërjen.
(Mars 2019)
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














