Maqedonia
Aksident tragjik: Vdes çifti nga Maqedonia, rrugës për në Francë
Tragjedi e madhe ka ndodhur në rrugët e Italisë, pas një aksidenti fatal, shuhet familja me prejardhje nga Shkupi, derisa po ktheheshin në Francë, ku edhe po jetonin.
Mediet italiane kanë publikuar fotografi nga aksidenti i tmerrshëm dhe kanë njoftuar se në karrigen e pasme është gjetur një fëmijë që i ka shpëtuar aksidentit, derisa prindërit kishin ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendngjarje ka ndërruar jetë Ebubekër Sulejmani nga Haraçina e Shkupit dhe bashkëshortja e tij, Egzona Maksuti nga Kumanova, të cilët kishin nga 24 vjeç.
Tragjedia ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, në autostradën Piaçenca-Turin, në rajonin Pavija në Itali, ku çifti kishin shkuar në vizitë për pushime.
Ata kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa si pasojë e aksidentit mendohet se shoferi ka rënë në gjumë gjatë kohës që ka qenë duke e drejtuar makinën.
Fëmija mendohet të ketë 6 muaj, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto Numrat fitues ishin 8, 22, 24, 25, 31 dhe 33, siç u njoftua nga Swisslos. Numri... -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion













