Maqedonia
Zaev flet për arratisjen e Gruevskit
Shtatë muaj pasi Nikolla Gruevski u arratis në mënyrë spektakolare nga vendi në Hungari, për të mos shkuar në burg, dhe pas suksesit të diskutueshëm të takimit midis Zoran Zaevit dhe Angela Merkelit, kryeministri në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Algemaine Cajtung” tha se e di si ka ikur ish-kryeministri.
“Tani e dimë se si.G ruevski hyri në bodrumin e ndërtesës me një ashensor dhe u fsheh atje në bagazhin e veturës që e çoi jashtë vendit. Në Shqipëri, e ka pritur një makinë diplomatike hungareze”-tha Zoran Zaev në intervistë për FAC.
Gjatë muajve të fundit, publiku në Maqedoni ka thurur skenarë të ndryshëm rreth ikjes si në filma të Gruevskit. Një prej tyre është kjo që vendosi publikisht ta tregojë kryeministri Zoran Zaev. Megjithatë, ai në intervistën për gazetën, u pyet përse hetimi për vendndodhjen e Gruevskit, filloi tre ditë pas ditës kur ai duhej të paraqitej në burgun e Shutkës, Zaev u përgjigj:
“Në vend, është e zakonshme që kriminelët kur thirren të premten për të vuajtur një dënim me burg, ta kalojnë fundjavën në shtëpi. Nuk mundëm ta ndryshonim këtë vetëm për Gruevskin”
Për momentin, përgjigje të saktë se si iku Nikola Gruevski para syve të PSP-së, gjykatës dhe policisë nuk ka. Si doli nga vendi, kjo bazohet në supozime. Nuk është regjistruar në asnjë kalim zyrtar kufitar me Shqipërinë, as nuk është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Supozimet janë se u arratis përmes një kalimi ilegal në Dibër me logjistikë vendase dhe të huaj. Gruevski, pasi mbërriti në Shqipëri, ka kërkuar azil në ambasadën hungareze dhe përmes Malit të Zi dhe Serbisë, ka mbërritur në Hungari. Menjëherë ka fituar azil nga qeveria e Viktor Orbanit. Gruevski disa ditë më parë u regjistrua nga gazetarët hungarezë duke shkuar në apartament për një takim me Zëvendëssekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme hungareze – Ishtvan Jo. Sipas gazetarëve, apartamenti përdoret për takime sekrete nga agjencitë e sigurisë. Konfirmim për takimet e Gruevskit me përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Jashtme erdhi edhe nga Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto, i cili tha se takon rregullisht ish-Kryeministrin dhe nga Gruevski merr informacione se çfarë po ndodh në Ballkanin Perëndimor, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025













