Shkurt.ch
Fillojnë ethet e “Eurovisionit 2014”
Festivali Evropian i Këngës “Eurovision Song Contest 2014” do të mbahet nga 6 maj deri më 10 maj në Kopenhagë të Danimarkë
Këtë edicioni të 59-të me radhë do ta organizojnë danezët për herë të tretë ngase e kishin organizuar edhe dy herë të tjera në të kaluarën një spektakël të këtillë: 1964, 2001.
Motoja zyrtare e kësaj ngjarje të madhe muzikore është: “JoinUs”!
Festivali do të prezantohet nga danezët : Lise Rönne, muzikanti Nikolaj Koppel dhe aktori Pilou Asbek.
Për herë të parë në historinë e festivalit, treshja e prezantuesve do të përbëhet nga dy meshkuj dhe një femër.
Më 17 janar përfundimisht ishin përcaktuar 37 vendet garuese të këtij aktiviteti kulturor evropian. Portugalia dhe Polonia i kthehen skenës pas një ndërprerje prej një apo dy vjetësh. Ndërsa Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Serbia dhe Qiproja hoqën dorë për shkaqe financiare.
Këngëtarja nga San Marino, Valentina Monetta, do të përfaqësojë vendin e saj për tre vjet radhazi . Ashtu sikurse vitin e kaluar, pesë vendet: Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe së bashku me nikoqirin e këtij Festivali kualifikohen automatikisht për në finalen e 10 majit.
Ndërkohë që vendet e tjera duhet të kualifikohen nga gjysmëfinalet e zhvilluara më parë.
Sebalter përfaqëson Zvicrën në Festivalin e këtij viti. Ai do të perfomojë të enjten më 8 maj 2014 në gjysmëfinalen e dytë me radhë. Zvicerani nga Tesina synon finalen e këtij edicioni me këngën “Hunter Of Stars».
Hersiana Matmuja do të përfaqësojë Shqipërinë
Në këtë ngjarje të madhe kulturore evropiane është e pranishme edhe Shqipëria, e cila merr pjesë rregullisht në Festivalin Evropian të Këngës prej vitit 2004 në Stamboll të Turqisë.
Këtë vit është këngëtarja Hersiana Matmuja që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2014”, transmeton DW.
Kënga “Zemërimi i një nate”, me vargje të Jorgo Papingjit dhe muzikë e orkestrim të Genti Lakos, u përzgjodh si më e mirë në mesin e 16 krijimeve të reja që u prezantuan në tre netët e edicionit të 52-të të Festivalit në Radio Televizionin Publik Shqiptar.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet










