Kosova
Nderohet humanisti Halil Kastrati me dekoratën “Gjergj Kastrioti -Skënderbeu”
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Halil Kastratin, themeluesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit, thuhet se kryeministri Haradinaj shprehu respektin për punën e Kastratit dhe gjithë organizatës që ai drejton në shërbim të familjeve dhe njerëzve në nevojë.
“Qeveria e Kosovës është duke punuar në vazhdimësi që qytetarëve të vendit t’u ofrojë një jetë të dinjitetshme, megjithatë gatishmëria e njerëzve të vullnetit të mirë dhe puna humanitare sikurse e z. Kastrati është gjithmonë e mirëseardhur”, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar angazhimin dhe humanitetin e tij për t’iu dalë në ndihmë familjeve dhe njerëzve në nevojë.
Kryeministri Haradinaj, po ashtu shprehu gatishmërinë e Qeverisë së vendit për mbështetjen në projektet e kësaj organizate, me theks të veçantë mbështetjen për ndërtimin e një jetimoreje për fëmijët e braktisur.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj në emër të Qeverisë së Kosovës, në shenjë falënderimi për punën e madhe humanitare, si një vlerë komplementare, ka nderuar me dekoratën e Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu humanistin dhe themeluesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
Ndërkaq, Halil Kastrati u shpreh mirënjohës për pritjen dhe dekoratën e dhënë nga kryeministri Haradinaj, për të cilën tha se ia dedikon të gjithë shqiptarëve të vullnetit të mirë, të cilat janë kontribuesit kryesorë dhe i vetmi burim i financimit të shoqatës, si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër Oferta po zvogëlohet, ndërsa kërkesa për banim mbetet shumë e lartë... -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor -
Kostot e kujdesit shëndetësor në Zvicër po rriten më shpejt se mundësitë financiare të qytetarëve













