Gjuha
Nxënësit shqiptarë në Affoltern am Albis realizuan shfaqjen për Skenderbeun
Të shtunën, më 22 qershor 2019, nxënësit e shkollës shqipe në Affoltern am Albis shfaqën pjesën teatrale “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, duke i befasuar prindërit dhe mysafirët, të cilët kishin ardhur enkas për ta parë shfaqjen. Skenari dhe përgatitja e nxënësve ishte në dorën e mësuesit Vaxhid Sejdiut, kurse për skenografinë ishte kujdesur Këshilli Prindëror, përcjell albinfo.ch.
Nxënësit e shkollës shqipe në Affoltern am Albis, nën udhëheqjen e mësuesit të tyre, Vaxhid Sejdiu, shfaqën pjesën teatrale “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, duke i befasuar prindërit dhe mysafirët me paraqitje e tyre skenike, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse të vegjël në moshë dhe të papërvojë, ajo që bie në sy ishte përkushtimi ndaj roleve, të cilët i kishin marrë përsipër.
E veçanta e kësaj pjese teatrale ishte se në paraqitjen e saj morën pjesë të gjithë nxënësit e shkollës shqipe pa dallim, që nga klasa e parë e deri te klasa e tetë. Gërshetimi i roleve, aktrimi dhe përpjekjet e tyre për t’u paraqitur sa më mirë pjesën teatrale e la publikun gojëhapur. Pamjet e njëpasnjëshme, shqiptimi mirë dhe i drejtë i fjalëve, reagimet e tyre sikur të ishin aktorë të vërtetë ngjallën emocione dhe shfaqjen e shndërruan në një shfaqje mbresëlënëse, për të cilën gjatë këtyre ditëve flitet me të madhe jo vetëm në Affoltern am Albis dhe rrethinë, por edhe më gjerë.
Shumica prej tyre kishin filluar me mësimin plotësues në gjuhën shqipe në nëntor të vitit të kaluar, duke iu bashkangjitur nxënësve të tjerë me dëshirën më të madhe që këtë ngjarje historike, Betejën e Albulenës, ta paraqesin sa më mirë.
Thënë shkurt, ngjarjen e kësaj drame, mësuesi i shkollës shqipe V. Sejdiu nuk e kishte vënë në frontin e luftës, por në qytetin e Krujës, derisa lufta zhvillohej në Albulenë, fëmijët, gratë dhe pleqtë ishin bërë sy e vesh, duke pritur ndonjë lajm nga fronti i luftës.
Ajo që bie në sy është zbërthimi i temës; se si e kalonin kohën fëmijët, djemtë, vajzat, pleqtë… derisa në frontin luftës trimat e Arbërisë vdisnin për atdhe.
Pjesa teatrale filloi me një përshkrim të ngjarjes historike të Betejës së Albulenës dhe deri te kthimi i lajmëtarëve të lirisë, të cilët sollën lajmin se trimat e Arbërisë fituan.
Fjalë kyçe të kësaj pjese teatrale janë lajmëtarët e lirisë, nëna dhe banorët që prisnin me padurim kthimin e kryetrimit Gjergj Kastriotit, fëmijët: djema dhe vajza, të cilët mundoheshin në një mënyrë apo tjetër ta tejkalojnë kohën, duke e pritur ndonjë lajm nga fusha e betejës. Vlen të përmendet se vënia e lojës popullore në dorën e fëmijëve ishte tepër e zgjedhur, bukur e përshtatur dhe emocionuese.
Po ashtu anëtarët e Këshillit prindëror ishin kujdesur mjaft mirë për skenografinë dhe në fund në shenjë respekti shtruan një apero për të gjithë pjesëmarrësit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? Shifrat qeveritare tregojnë se pagat e disa banorëve të huaj që mbajnë leje B janë mjaft... -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih













