Lifestyle
Cila është mosha ideale për ta nisur një biznes?
Nëse jeni në të 40-at apo 50-at, mund të mendoni se është tepër vonë për të filluar një biznes. Po mendoni gabim: është koha e përkryer.
Një studim i kohëve të fundit i kryer nga Census Bureau dhe dy profesorë të MIT zbuluan se sipërmarrësit më të suksesshëm janë të moshës së mesme – madje edhe në sektorin e teknologjisë. Hulumtuesit hartuan një listë prej 2.7 milionë themelues kompanish, të cilët nisën kompaninë e tyre mes viteve 2007 dhe 2014. Mosha mesatare e tyre ishte 45 vjeç kur themeluan kompanitë më të suksesshme teknologjike.
Dhe, në përgjithësi, një sipërmarrës 50-vjeçar ka shumë gjasa të fillojë një kompani jashtëzakonisht të suksesshme si një 30-vjeçar.
Pse?
Ka shumë arsye, por një faktor kyç është dallimi midis ideve dhe ekzekutimit.
Idetë kanë rëndësi, por ekzekutimi është gjithçka. E njëjta gjë vlen edhe për strategjinë: Strategjia ka rëndësi, por taktika – ajo që ju në fakt bëni – është ajo që ndihmon kompanitë të rriten.
Është shumë më e vështirë t’i bësh gjërat mirë kur ke një eksperiencë të kufizuar. Është shumë më e vështirë të zhvillosh një strategji të shëndoshë kur ke një eksperiencë të kufizuar. Është shumë më e vështirë të marrësh vendime të zgjuara taktike – veçanërisht kur duhet të marrësh një numër të madh vendimesh çdo ditë, kur ke një eksperiencë të kufizuar. E vetmja mënyrë për të zvogëluar numrin e gjërave që nuk dini është duke fituar eksperiencë.
Pra, nëse jeni në moshën 40-vjeçare dhe doni të filloni një biznes, bëjeni atë. Nëse jeni 50 vjeç, bëjeni atë. Nëse jeni në të 60-at tuaja… bëjeni atë. Sipërmarrësit e suksesshëm nuk kanë diçka të paprekshme që ju nuk e keni.
Besoni në veten tuaj – sidomos nëse jeni të gatshëm të punoni fort dhe me këmbëngulje.
Shkenca dëshmon se përvoja, aftësitë, lidhjet, ekspertiza dhe mosha juaj, janë në anën tuaj.
Filloni t’i bashkoni të gjitha këto për të funksionuar për JU, jo për dikë tjetër, transmeton EO. (Burimi: INC)
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














