Kosova
Nga Kosova po largohet fuqia punëtore
Kushtet jo të mira për punë dhe pagesat e ulëta po e rrezikojnë tregun e punës në Kosovë, i cili po zbrazet nga njerëz të profileve të ndryshme.
I.K. (emër i njohur për redaksinë), thotë të ketë qenë i punësuar në një kompani private për një vit, por ka lëshuar vendin e punës dhe nuk dëshiron të punojë më në sektorin privat dhe askund në Kosovë, për shkak, siç thotë ai, kushteve jo të mira të punës dhe pagës së ulët.
“Kam punuar në një biznes tregtar në Ferizaj. Orari i punës ka qenë 8 orë, por ka ndodhur që kam punuar edhe më shumë dhe nuk jam kompensuar për punën jashtë orarit. Paga ka qenë e ulët 250 euro në muaj, e kam lënë punën për shkak të kushteve dhe nuk kam pasur kontratë pune. Ka një vit që nuk punoj askund dhe nuk dua të punoj në një punë të tillë, e cila nuk paguhet dhe nuk ofron kushte të mira për punëtorët”, thotë I.K.
Ai thotë se nuk e sheh Kosovën si vend ku do të mund të punësohet dhe të ketë një pagë dinjitoze dhe një punë me kushte më të mira.
“Kam aplikuar për vizë pune në Kroaci dhe jam duke pritur të shkoj atje të punoj për shkak të pagës dhe kushteve më të mira që ofron ai vend”, thotë ai.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare në sektorin privat në Kosovë është 384 euro, ndërsa në sektorin publik paga mesatare është rreth 500 euro.
Mungesën e punëtorëve në Kosovë e kanë theksuar edhe bizneset. Ata tani e sa kohë janë duke u ankuar se nuk po arrijnë të gjejnë punëtorë, edhe përkundër shkallës së lartë të papunësisë në vend, që sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, arrin në 26.9 për qind.
Bazuar në të dhënat e bizneseve, mungesa e punëtorëve është më e theksuar në sektorin e ndërtimtarisë, në hotelieri dhe në disa sektorë, ku punohen punë sezonale, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Brahim Selimaj nga Aleanca Kosovare e Biznesit dhe pronar i kompanisë ndërtimore “Elsa”, e cila veprimtarinë e saj e zhvillon në Prishtinë dhe në Pejë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova po përballet me mungesë të punëtorëve.
“Gjetja e fuqisë punëtore është bërë problem në Kosovë, kjo ka ardhur si pasojë e mospërpjekjeve të autoriteteve që të ndalin emigrimin e të rinjve nga vendi. Por, të rinjtë duhet të kuptojnë se edhe në Perëndim nuk është se ka një jetë më të mirë se në vendin e tyre. Bizneset në Kosovë po ashtu nuk arrijnë të gjejnë punëtorë të kualifikuar për një punë të caktuar, ka mungesë të kuadrove në profile të ndryshme, kjo është për shkak edhe sistemit arsimor, ku mungojnë profile çfarë kërkon tregu i punës”, thotë Selimaj.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












