Futboll
Fillon Kupa e Futbollit Shqiptar në Gjermani
Në Stukenbrock (Gjermani) sot ka filluar gara për Kupën e Futbollit Shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Në këtë garë po marrin pjesë 11 ekipe futbolli, ndërkohë që gara do të vazhdojë edhe nesër, ku edhe do të bëhet i ditur fituesi i Kupës.
Kupa e Futbolllit Shqiptar është organizuar nga Ministria e Diasporës (Kosovë), në bashkëpunim me Federatën e Futbollit Shqiptar në Gjermani dhe Fc. Kastrioti Stukenbrock.
Në emër të ministrit të Diasporës, Dardan Gashi, pjesëmarrësit i ka përshëndetur zëvendësministri Isni Kilaj, thuhet në njoftimin e MDIS-it.
Në këtë organizim po marrin pjesë edhe Fatmire Musliu, konsulle e përgjitshme e Kosovës në Frankfurt, Agim Ademi, president i FFK-së, Fidan Ibrahimi, konsull në Gjermani, Elis Badalli dhe Afrim Deliu nga MDIS dhe personalitete të tjera.

E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














