Futboll
“Superliga e shqiptarëve”
Futbollistët shqiptarë kanë pushtuar Zvicrën, ku një numër i madh i tyre paraqitet në elitën e futbollit zviceran
Në Zvicër çdo ditë e më shumë po rritet numri i futbollistëve shqiptarë. Disa vijnë nga liga të forta, disa futbollistë të rinj për tu forcuar e dëshmuar, kurse disa të tjerë dalin nga akademia e klubit. Numri i tyre po rritet çdo ditë e më shumë dhe numri pritet të rritet edhe më shumë, shkruan albinfo.ch.
Gjatë këtij sezoni në një xhiro 19 futbollistë shqiptarë ishin në fushë dhe ky numër ka mundur të jetë edhe më i madh, sikur mos të kishte futbollistë të lënduar apo të ndëshkuar me karton të verdhë. Në disa skuadra numri është më i madh e në disa më i vogël, shkruan tutje albinfo.ch.
Baseli, Sioni dhe Luzerni
Superliga e Zvicrës numëron 10 skuadra, ku kampion është Young Boys. Kjo skuadër nuk kishte futbollistë shqiptarë në radhët e saj në edicionin e fundit, por e ka të huazuar Taulant Seferi, i cili paraqitet për Winterthurin në Challenge League, ose Ligën e Parë.
Baseli, kampioni i shumëfishtë i Zvicrës, nga ku kanë dalë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, ka katër futbollistë shqiptarë: Taulant Xhaka, Albian Ajeti, Edon Zhegrova dhe Kemal Ademi. Dy të parët kanë dalë nga akademia e klubit, kurse Zhegrova ka ardhur si huazim 1 vit e gjysmë nga Genk. Edhe portieri i dytë Jozef Pukaj është shqiptar dhe po e pret debutimin.
Thuni është një nga skuadrat e vetme që në edicionin e fundit, nuk luajti asnjë shqiptar, derisa kjo vlen edhe për St. Gallenin, që momentalisht nuk kanë futbollistë shqiptarë.
Në Luzern pjesë shumë e rëndësishme janë dy futbollistët e Kosovës: Idriz Voca dhe Shkëlqim Demhasaj. Të dy janë pjesë e rëndësishme e Kosovës dhe Luzernit.
Pas një aventure jo shumë të suksesshme në Levante, Armando Sadiku është rikthyer në Lugano. Sadiku është sulmuesi kryesor në Kombëtaren shqiptare.
Grashoppers me gjashtë futbollistë shqiptarë
Sioni është një nga skuadrat ku futbollistët shqiptarë e kanë fjalën kryesore. Talentin Bastien Toma, dy futbollistët kuqezi Ermir Lenjani dhe Burim Kukeli, si dhe Pajtim Kasami janë pjesë e kësaj skuadre, ku në çdo lojë kontribuojnë me gola apo asistime.
Edhe në Zurich paraqiten katër futbollistë shqiptarë, madje, janë shtylla kryesore e skuadrës. Tre luajnë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll si Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Mirëlind Kryeziu, si dhe Toni Domgjoni, i cili paraqitet për grupmoshat e Zvicrës. Kololli dhe Kryeziu janë ‘zemra e Zurichut’, por fatkeqësisht Hekurani ka pësuar një lëndim të rëndë.
Xamax ka gjithashtu futbollistë shqiptarë si Arbenit Xhemajli dhe Samir Ramizi.
Grashoppers po kalon në një moment negativ, por është skuadra që ka më së shumti shqiptarë. Plot gjashtë futbollistë aktivizohen në këtë skuadër: Mersim Asllani, Nedim Bajrami, Gjelbrim Taipi, Arlind Ajeti, Bujar Lika dhe Shani Tarashaj janë pjesë e kësaj skuadre me traditë në futbollin zviceran.
24 futbollistë shqiptarë janë pjesë e Superligës së Zvicrës, por ky numër po vazhdon të rritet, sepse shumë talente po dalin nga Akademitë e klubeve zvicerane
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze Bëhet e ditur se kori Siparantum është shndërruar një prej përfaqësimeve më dinjitoze të Kosovës, përcjell...
-
“Deputetët nga këto shtete janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE”
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Spanjë: Vlerësohet shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” e Mentor Zyberajt
Jeta në Zvicër
-
Linja ajrore SWISS rifillon fluturimet e saj drejt Iranit Pas pezullimit të operacioneve të saj në Bejrut dhe anashkalimit të hapësirës ajrore iraniane që nga...
-
Udhëtimi me tren nga Zvicra në këto qytete italiane do të ndërpritet për tre muaj
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant