Shkurt.ch
68 miliardë franga për shëndetësi
Marrë mesatarisht në Zvicër gjatë vitit 2012 për shëndetësi janë shpenzuar 709 franga në muaj për person
Shpenzimet që bën Zvicra për shëndetësi kanë mbërritur shifrën rekorde prej 68 miliardë frangash. Siç bën të ditur Zyra Federale për Statistika (BFS), këtë nivel kostoja e shëndetësisë e ka shënuar në vitin 2012, ndërsa statistikat për vitin 2013 ende nuk janë përpunuar.
Në krahasim me vitin paraprak (2011) shifra e përmendur është 5.3 për qind më e madhe. Me këtë rritje është tejkaluar rritja standarde e pesë viteve të fundit që ishte 4.3% në vit.
Shpenzimet e shtuara i faturohen në radhë të parë kostos së spitaleve, që është rritur për 10%. Nga 3.4 miliardë franga më shumë që janë dhënë për shëndetësi gjatë vitit të përmendur, 2.3 miliardë janë dhënë vetëm për spitalet.
Marrë mesatarisht në Zvicër janë shpenzuar 709 franga në muaj për person, shkruan srf.ch. Sipas BFS, 254 franga për person në muaj janë mbuluar nga kontributi bazë i sigurimit shëndetësor të obligueshëm, 44 franga nga sigurimet e moshës dhe trashëgimisë, sigurimit invalidor dhe sigurimet për aksidente, 32 franga përmes bartësve tjerë të sigurimit social dhe 51 franga nga sigurimet plotësuese. Me 143 franga për person në shumën e përgjithshme të përmendur më lartë ka kontribuuar shteti dhe 7 franga janë dhënë nga fondacione private.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër













