Shkurt.ch
Kosovarët, në vendin e tretë për marrjen e pasaportës zvicerane
Me 2641 pasaporta të reja zvicerane, kosovarët vijnë pas italianëve (4655) dhe gjermanëve (4000). Pastaj vijnë shtetasit e Serbisë (2553) dhe ata të Francës (2463)
Pas trendit që deri në vitin 2006 shkonte në rritje, të numrit të atyre që kërkonin pasaportën zvicerane, nga viti 2006 ky trend kishte filluar të tregonte të kundërtën. Por, në vitin 2013 kahu i tij filloi sërish të rritej. Kështu, në vitin e kaluar në Zvicër kanë marrë shtetësinë e vendit 36000 të huaj, që është 3 për qind më shumë se në vitin 2012.
Sipas një statistike të publikuar nga Zyra Federale për Migracion (BFM), më së shumti të huaj që kanë fituar shtetësinë zvicerane vijnë nga Italia, 4665 veta nga ky komunitet janë bërë me pasaporta zvicerane. Menjëherë pas tyre vijnë shtetasit gjermanë, 4000 prej të cilëve janë pajisur me pasaportën e kuqe. Te ky komunitet është shënuar një rritje më e madhe. Në vitin 2012 ishin 3500 sish që është rreth 15 për qind më pak se në vitin 2013.
Në vendin e tretë të të huajve që gjatë vitit të kaluar kanë marrë shtetësinë zvicerane janë kosovarët, me 2641 pasaporta të reja zvicerane. Më tutje vijnë shtetasit e Serbisë me 2553 dhe ata të Francës me 2463 persona të natyralizuar në zviceranë.
Karakteristike për vitin që shkoi është rritja e madhe e numrit të atyre që shtetësinë e kanë fituar sipas procedurës së lehtësuar dhe ulja e numrit të të huajve që janë bërë zviceranë sipas mënyrës së rregullt. Me procedurë të lehtësuar janë natyralizuar 10764 persona ndërkohë që në vitin 2012 kishin qenë 8717 veta.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër














