Futboll
Rexhbeçaj nuk është i dëshpëruar që nuk e ftoi Gjermania
Elvis Rexhbeçaj ka shpresuar se do të ftohet nga Gjermania për kampionatin evropian të Shpresave që aktualisht është duke u mbajtur në Itali dhe San Marino.
Por trajneri Stefan Kuntz nuk e ka ftuar Rexhbeçajn, ndërsa ky fakt nuk e ka dëshpëruar lojtarin e Wolfsburgut. Kështu ka shkruar të mërkurën sajti “sportbuzzer.de”, transmeton Koha Ditore, përcjell Albinfo.ch.
“Synimi im gjithnjë ishte që t’ia dilja te Wolfsburgu. Për këtë mendoj se tashmë kam arritur diçka të madhe. Fjalët për përfaqësuese më shumë kanë ardhur nga shokët e mi, që kanë thënë se unë duhet të shkoj atje. Unë i kam shumë borxh vendit, kështu që nuk jam i dëshpëruar”, ka thënë Rexhbeçaj.
Ai ka lënë të kuptohet se do të luajë për Gjermaninë nëse merr ftesë.
Ka shpresë që Rexhbeçaj mund të vendosë për Kosovën. Mesfushori 21-vjeçar nuk ka luajtur ende për ndonjë përfaqësuese dhe mund të vendosë.
“Nëse ndodh që të luaj për Gjermaninë, do të ishte e shkëlqyeshme. Është ëndërr e secilit”, ka thënë Rexhbeçaj që ka kontribuar me dy gola e dy asistime në 24 paraqitje në Bundesligë.
Ai nuk i frikësohet konkurrencës për edicionin e ri.
“Nuk jam frikësuar asnjëherë, pavarësisht kush ka ardhur. Ka të bëjë me performancën. Tash po shikoj para edhe drejt ndeshjeve evropiane me skuadrën”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













