Maqedonia
Nën masa të rrepta të sigurisë, mbahet parada e LGBT-së në Shkup
Nga parku “Gruaja luftarake” (Zhena Borec) në Shkup ka filluar parada në mbështetje të anëtarëve të komunitetit LGBT.
Parada mbahet nën masa të rrepta sigurie, në ngjarje vërehet prania e mediave të huaja.
Në mesin e marshuesve janë edhe ambasadorja ushtruese e detyrës, Mishell Shfarcer-Bllum, ambasadori i Francës Kristian Timonie, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Caroska.
Marshimi i mbështetësve të komunitetit LGBTI duhet të përfundojë në Parkun e Qytetit.
Paralelisht me këtë marsh mbahet edhe marshi “Dëshmitarë për familje”, që synon mbrojtjen e vlerave martesore, familjare dhe fetare. Qëllimi i këtij marshi, sipas organizatorëve, është të tregojë të vërtetën rreth asaj se çka është martesa, familja dhe gjinia, dhe si ato kontribuojnë në jetë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto Numrat fitues ishin 8, 22, 24, 25, 31 dhe 33, siç u njoftua nga Swisslos. Numri... -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion














