Integrimi
Adija pret t`i kthehen sërish fëmijët e rrëmbyer para pesë vitesh
"Gjithmonë jam betuar se do të luftoj deri në ditën kur do t`i kem këtu fëmijët e mi", thotë Adija, e cila tashmë ka arritur pothuaj në cak
Brenda dy javëve të ardhshme Adija do të mund t`i përqafojë sërish, pas pesë vitesh, tre fëmijët e saj. Pas kaq kohë lotësh të vuajtjes, ajo sërish derdh lot: por tash lot gëzimi. Asaj i kthehen fëmijët të cilët bashkëshorti nga i cili ishte ndarë, ia kishte rrëmbyer dhe i kishte marrë me vete në Kosovë.
“Gjithmonë jam betuar se do të luftoj deri në ditën kur do t`i kem këtu fëmijët e mi”, thotë Adija, e cila tashmë ka arritur pothuaj në cak. Në muajin mars të vitit 2009, nënës, sot 37 vjeçare që jeton në Austri, me rastin e vizitës së tyre në Kosovë, i janë rrëmbyer fëmijët: Ardiani, Gentiana dhe Donika. Por babai i tyre fare pak kujdesej për ta, kryesisht punonte jashtë vendit ndërsa fëmijët i kishte lënë nën kujdesin e prindërve të tij, ndërsa kontakti i tyre me nënën në Austri e kishin të pamundur.
Një procedurë e iniciuar menjëherë, mbi bazë të Marrëveshjes së Hagës për rrëmbimin e fëmijëve ishte hedhur poshtë nga gjykata kompetente e qarkut në Kosovë. Pasi që edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte vërtetuar këtë refuzim, me angazhimin e një avokati kosovar ishte bërë kërkesa për rigjykim, i cili ishte mbajtur në korrik të vitit 2013.
Me vendim të trupit gjykues, tre fëmijët duhet të kthehen te nëna e tyre. Pasi që babai i tyre kishte bërë ankesë, vendii ishte bërë i plotfuqishëm vetëm më 7 maj 2014. Avokatja e Adijes, Claudia Schlossleiter thotë se kthimi i fëmijëve në Austri duhet të ndodhë javëve të ardhshme.
“Në rast se babai i fëmijëve nuk i dorëzon ata vullnetarisht, atij i kanoset një dënim me 10 mijë euro gjobë”, shkruan nachrichten.at. Në instancë të fundit, atij do t`i merren fëmijët nga policia kosovare në prani të përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme të Austrisë.
“E pabesueshme, ende nuk mund ta besoj. Të gjithë jemi si të ulur mbi gjilpëra, ajo mund të ndodhë në çdo moment”, shprehet e gëzuar avokatja me klientin e saj.
Adija ka pasur një takim pak më të gjatë me fëmijët e saj sot 15, 11 dhe 8 vjeçarë në muajin mars në Ambasadën e Austrisë në Kosovë. “Kjo orë për mua ishte e shkurtë sa një minutë”, kujton ajo me lot në faqe. Ndonëse familja e ish bashkëshortit i ka instrumentalizuar fëmijët, Adija nuk ka frikë nga kthimi i tyre. “Në fillim nuk do të jetë lehtë. Por unë kam luftuar gjithë kohën për ta dhe këtë do ta bëj edhe më tutje”, thotë Adije I.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












