Shëndetësi
Shqipëria, me 28 qendra shëndetësore në zonat turistike
Në zonat turistike në gjithë Shqipërinë janë 28 qendra shëndetësore, të cilat ofrojnë për qytetarët shërbim 24 orë gjatë gjithë ditëve të javës.
Të gjitha qendrat shëndetësore verore janë të pajisura me barna dhe pajisje mjekësore dhe me staf mjekësor të trajnuar, njofton ATSH.
Gjithashtu, për një sezon të sigurt turistik në shërbim të qytetarëve janë dhe 18 postacione autoambulancash dhe njësia e helikopterëve në gatishmëri.
Shërbimi do të koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, ku qytetarët kanë mundësi të telefonojnë falas në 127 për çdo urgjencë mjekësore.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














